• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

by Ylli Pata
20/09/2026 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nëse për protestat e flamingove të mos flitet në mediat ndërkombtëtare, ato nuk e marrin vëmendjen e debatit publik. Përveç nëse ndonjë segment i protestës nuk bën bujë me ndonjë kërcënim për tu bërë nami në ditën e radhës.

Kjo ka arsye dhe nuk ka nevojë për ndonjë analizë të posaçme. Protestat nuk e kanë arritur të krijojnë protagonizmin dhe të drejtojnë debatin politik, edhe pse janë e vazhdojnë të jenë në plan të parë mediatikisht.

Edi Rama, e mazhoranca është kthyer në një përkrahës i fortë i flamingove, duke e venë kontekstin e kësaj proteste në një program politik të qeverisë së tij. Ndërkohë opozita kryesore dhe ajo e vogël ka vijuar të mëshojë kontestimin ndaj mazhorancës, sidomos në logjikën e hetimeve të SPAK.

Flamingot, në realitet nuk ishin një lëvizje, megjithatë u konsiderua apo u soll nga mediat ndërkombëtare si një revolucion politik.

Një revolucion i cili ishte vetëm një narrativë e axhendës anti-Trunp, paso e gjithë protesta nuk ka lidhje me një revolucion. i cili sjell në shoqëri një erë të fortë ndryshimi e përmbysje jo vetëm në aspektin e elitës politike, por edhe mënyrën e funksionimit të shoqërisë.

Revolucionet e 1968 apo të viteve 1974 sollën në Europë një koncept politik e shoqëror që shkundi të gjithë Europën nga aborti, e drejta e divorcit, të drejtat e tjera civile, referendumet, debate social që hapën, si dhe mënyra e ndryshme e të të bërit politikë, duke future referendumet si koncept parallel me zgjedhjet, e peticionet vendore si një instrument për çështjet e mjedisit, arsimit, shëndetësisë apo shtetit social.

Flamingot nuk janë aspak një revolucion social apo politik, pasi deri tani nuk e kanë shkundur shoqërinë me atë që atë kërkojnë në këtë shoqërinë. Shkundja më e madhe ka qenë për një problem që kanë mes tyre si protestues. Flamingot, nuk janë një revolucion pasi e braktisën kauzën e Zvërnecit, për të marrë një përfitim pragmatic, kur u pa që çështja nuk mori një pëqlim të përgjithshëm. Nga ana tjetër, flamingot nuk janë një lëvizje politike, pasi deri tani nuk janë kujdesur për ta krijuar një të tillë.

E cila do të shtronte rrugën edhe për një revolucion të elitës politike.

Protestat megjithatë kanë dhënë shkundje në opinion, por çështja është te produkti i tyre, i cili më shumë u dëmtua nga një logjikë dritëshkurtër për të pasur një efekt të shpejtë, që po ra Edi Rama pastaj shohim e bëmë. Kjo logjikë edhe pse mund të ketë një logjikë, në fund do të sillte sërish problemin e vizionit e fytyres. Ndaj dhe mazhoranca i kujton protestuesit se flamingot kanë ikur me kohë, duke i vizatuar pjesëmarrësit si pjesë e opozitës zyrtare. Që në fakt nuk është tamam kështu, por deri tani, bashkimi më i rëndësishëm i flamingove ka qenë pakti i madh ndërmjet Sali Lushës dhe Dritan Goxhajt….

Next Post
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com