• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

by E B
20/09/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e çmimeve po rikthen në vëmendje nevojën për masa mbështetëse për familjet dhe shtresat në nevojë. Rikthimi nga qeveria i Bordit të Transparencës për karburantet, në një kohë kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, është një tjetër tregues i presioneve që po shfaqen në treg.

Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me karburantet, pasi rritja e kostove mund të reflektohet edhe në produkte dhe shërbime të tjera, duke shtuar barrën mbi buxhetet familjare.

Ndërsa vende të tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të frenuar efektet e rritjes së çmimeve, si ulja e çmimeve në Greqi apo reduktimi i akcizës për naftën në Malin e Zi, në Shqipëri mbetet e hapur pyetja nëse do të ketë një paketë të posaçme mbështetëse për kategoritë në nevojë. E pyetur në emisionin “E-Zone” nga gazetarja Rajmonda Lajthia, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se qeveria po monitoron situatën dhe se ndërhyrjet do të varen nga ecuria e çmimeve.

“Unë mendoj që ne si politikë e përgjithshme duhet të përqendrohemi në rritjen e nivelit të të ardhurave dhe në reduktimin e çmimeve. Pra, duhet të ndërhyjmë me mekanizma të qëndrueshëm dhe kur ka dukuri të qëndrueshme. Inflacioni në këto vitet e fundit ka qenë i kontrolluar. Pra, nuk jemi në kushtet që kemi një inflacion të rritur në mënyrë të pakontrolluar për shkak të një efekti të jashtëm, siç kemi qenë për shembull para tre-katër viteve, kur kishim krizën energjetike që të gjitha çmimet u ndikuan jashtëzakonisht shumë dhe ne na u desh të ndërhynim disa herë në subvencione për kategoritë në nevojë, me qëllim që të suportonim atë rritje të çmimeve, e cila e dinim që do të ishte e përkohshme.”

Ibrahimaj tha se gjatë këtij viti është konstatuar një rritje e çmimeve të karburanteve, por sipas saj kjo rritje nuk është transmetuar në të njëjtin nivel te çmimet e produkteve ushqimore. “Ne që kur filloi kriza në Lindjen e Mesme kemi bërë një monitorim të vazhdueshëm të çmimeve të konsumit dhe të çmimeve të karburanteve, me qëllim për të kuptuar tendencat dhe për të kapur tendencat në kohë”, deklaroi ministrja.

Next Post
Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In