• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më lehtë pazar me serbët dhe hajdutët, se sa me shqiptarët

by Mero Baze
04/04/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vjosa Osmani do të jetë presidentja e re e Kosovës, pasi gjunjëzoi koalicionin e Albin Kurtit të bënte pazare me një deputet të listës serbe, dhe t’i garantonte atij një vend në Qeveri për një ish- zëvendësministër të dënuar për korrupsion.

Vendimi për të negociuar me një deputet të listës serbe, erdhi pasi tre deputetë të LDK refuzonin të votonin në seancën për Osmanin, dukë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të ulej në negociata me opozitën për postin e presidentit.

Albin Kurti, i cili shantazhonte se do të çonte vendin në zgjedhje dhe nuk do ulej me opozitën, në fakt, nuk shkoi në zgjedhje, por u ul e negocioi me listën serbe për të punësuar një hajdut në Qeveri.

Me këtë rast ai i theu dy parime mbi të cilat kishte ngritur kauzën e tij morale. E para, që nuk do kishte një president që do varej nga lista serbe, dhe e dyta, nuk do gjunjëzohej para korrupsionit.

Ai në fakt u gjunjëzua para të dyjave për karrigen e tij në pushtet dhe nuk guxoi të shkonte në zgjedhje, ashtu si shantazhonte.

Ai thjeshtë bëri pazar për një të korruptuar me listën serbe, duke siguruar dy deputetë dhe bleu një deputete nga partia e Haradinaj, dhe nje nga partia e Hashim Thaçit, gjëra që nuk i ka bërë asnjë president më parë.

LDK ka qëndruar për t’i borë kuorumin Hashim Thaçit, se kanë qenë në një koalicion qeveritar, pas një marrëveshje politike, dhe jo pas pazareve të pista si këto të Albin Kurtit.

Nuk kishte dyshim që Albin Kurti kryeministër do ishte një njeri tjetër nga Albin Kurti opozitar.

Ai opozitari shiste shtëpinë gjoja për luftën, ky tjetri shet luftën për një shtëpi 400 metra.

Ai i opozitës donte një shtet të mos varej nga lista serbe, ky i pushtetit i var në qafë listës serbe presidentin e Kosovës, vetëm të mos ndaj pushtet me shqiptarët e tjerë.

Ai i opozitës betohej se korrupsioni i bën tradhtarë liderët e vendit, ky i pushtetit e nis punën duke emëruar hajdutë të dënuar për korrupsion në Qeveri.

Pra ky ende pa nisur i ka realizuar gjithë përfytyrimet që kanë shqiptarët në Kosovë për liderin e keq që mund të udhëheqë Kosovën, siç i vizatonte Albin Kurti kundërshtarët e tij.

Tani së paku nuk do dëgjojmë më dëngla moraliste të patriotit Kurti, që nuk varet nga lista serbe, që nuk emëron të korruptuar, dhe do të jemi të qetë se përveç shtëpisë 400 mije euro në botën skandinave, ka dhe një 400 metra në Prishtinë, dhe nuk i humbasin librat.

Votat po. Ato mund t’i humbasin më shpejt se çfarë ka menduar.

Next Post
PD, me dy qëndrime për vendimin e Kolegjit: Rama ka turp nga kandidatët e tij, por për logon e BD bëri mirë

PD, me dy qëndrime për vendimin e Kolegjit: Rama ka turp nga kandidatët e tij, por për logon e BD bëri mirë

Comments 1

  1. Seladin says:
    5 years ago

    Albin n’Shqypni po i thojken ati nieri qi boj n’surrat s’po kije, bash sikur ky albini jon.

    Reply

Leave a Reply to Seladin Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In