• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbaron mandati i një anëtari të KLP, prokurorja e Krujës emërohet ndihmës-magjistrate

by A R
04/03/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e kësaj të mërkure Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku u morën disa vendime.

Mes tyre ishte mbarimi i mandatit të anëtarit të KLP Besnik Cani i cili u shkarkua në kuadër të procesit të vetingut dhe emërimi në pozicionin e ndihmës-magjistratit pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të prokurores së Krujës Mirela Kapo.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen plenare në prani të 9 anëtarëve dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar.

Mbledhja nisi me propozimin e anëtarëve Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri për përfshirjen në rendin e ditës të miratimit për disa ndryshime në “Rregulloren për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”, miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me Vendimin nr.64, datë 15.04.2019 dhe botuar në Fletoren Zyrtare nr.66 datë 08.05.2019 dhe në “Projekt vendimin për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë”, miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me Vendimin nr. 56 datë 24.02.2020 dhe botuar ne faqen zyrtare të Këshillit.

Konkretisht është miratuar ndryshimi në nenin 3, pika 3 e rregullores, “Këshilli nuk mund të caktojë përkohësisht një prokuror më shumë se katër herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër” duke hequr kufizimin kohor deri në miratimin e “Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve”.

Anëtari Kosta Beluri i propozoi Këshillit të shtohet në rendin e ditës ndryshimi i vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020 “Për Kryerjen e Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë për Kancelarët në detyrë”, duke shtuar edhe verifikimin e kritereve të tjera ligjore krahas vlerësimit të pasurisë dhe figurës, në përputhje me nenin 111, pika 1 të Ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë”, dispozita kalimtare për Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kancelarin, ku parashikohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë “kryen verifikimin e figurës dhe të pasurisë, si dhe plotësimin e kushteve dhe procedurave të parashikuara nga ligji për shërbimin civil për sekretarin e përgjithshëm dhe kancelarët në detyrë”. Konkretisht, ndryshimin e titullit të Vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, sipas tekstit “Për kryerjen e verifikimit të figurës, pasurisë dhe kritereve të tjera ligjore, për kancelarët në detyrë” duke përfshirë në bazën ligjore të vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 9049, dt.10.04.2003, i ndryshuar “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Ndryshimin e pikës 1 të vendimit sipas tekstit “Të kryejë verifikimin e figurës, pasurisë dhe kritereve të tjera ligjore, për kancelarët në detyrë”, si dhe ndryshimin e pikës 2 të vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, sipas tekstit “Të hartojë raporte të veçanta me rezultatet e verifikimit sipas pikës 1 të këtij vendimi, për çdo kancelar në detyrë”.

Me shumicë votash u miratua projekt-akti për komandimin e znj. Mirela Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në pozicionin e ndihmës-magjistratit pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë pesë vjeçare duke filluar nga data 04.03.2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar nё nenin 149/b, pika 1, germa d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 “ Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjitnr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe pasi u njoh me vendimin nr.2, datë 27.02.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Z.Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Gjithashtu, Këshilli ka hedhur shortin për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm, i cili do të shqyrtojë arkivimin e ankimit e një shtetasi kundër një prokurori, në lidhje me vendimin nr.18/1 datë 24.01.2020, ku Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur arkivimin e kësaj kërkesë/ankesë. Kundër këtij vendimi është ushtruar ankim nga ana e qytetarit, përpara Këshilli të Lartë të Prokurorisë.

Bazuar në nenin 160, pika 13 e ligjit 115/2016, për shqyrtimin e kësaj kërkese krijohet një komision i përbërë nga dy anëtarë jo-prokurore dhe një anëtar prokuror. Komisioni është përcaktuar me short nën kujdesin e Kryetarit. Shorti përcaktoi tre anëtarë të Komisionit të Përkohshëm, Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Kostaq Beluri. Vendimet e komisionit të përkohshëm janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen para mbledhjes plenare të Këshillit.

Next Post
Motoçikleta humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi 45-vjeçar

Përgjaken rrugët në Shqipëri, një i vdekur dhe disa të plagosur në dy aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com