• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazhoranca rikthen nismën e Tahirit pas largimit të tij nga parlamenti

by A R
16/06/2018 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtatorin e 2016-s, kur mbante ende detyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi në Kuvend nismën e tij për mbrojtjen e kafshëve. Një vit më pas, më 11 tetor 2017 kur Tahiri mbante vetëm mandatin e deputetit, në lëmin e akuzave që vinin pa pushim nga opozita për përfshirje të tij në trafikun e lëndëve narkotike, gjeti kohë që në parlament të risillte një ligj të rëndësishëm, një nismë në të cilën besonte, “jo dhunë ndaj kafshëve”. Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohen gjoba deri në 1.000.000 lekë dhe për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve nga 2 vjet deri në 3 vjet burg.

Mirëpo, pr.ligji duket se zuri pluhur në Kuvend, pasi asgjë konkrete nuk u bë për dy vjet. Vetëm tani, me daljen jashtë nga parlamenti te ish-deputetit Saimir Tahiri, Partia Socialiste ka nisur të trazojë ujërat. Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve, deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka ngritur shqetësimin e mbetjes stok te kësaj nisme të ish-kolegut.

“Vijon të jetë në kalendar iniciativa për ndryshimin e Kodit Penal, e Saimir Tahirit, por kuptohet që nuk mund të vazhdojë më për sa kohë kolegu ka lënë mandatin. Unë gjykoj se ditët e fundit ka pasur shumë shqetësime për shkak se janë sulmuar njerëz dhe fëmijë. Unë besoj se iniciativën që ka paraqitur Saimiri mund ta rimarrë dikush nga ne dhe ta kalojmë, se nuk ka arsye që ta mbajmë në kalendar javë pas jave”,- u shpreh ajo.

Deputetja Felaj duket se nuk e ka kuptuar qartë nismën e ish kolegut Tahiri. Sikurse shihet në këto nene, ai ka kërkuar të mbrojë nga keqtrajtimi i njerëzvë, kafshët, ndërsa znj.Felaj flet për njerëzit që kafshohen nga kafshët.

Pra, PS jo vetëm që ka menduar të zëvendësojë punën e Ish-ministrit kampion, por edhe të marrë “meritat” duke shtyrë drejt miratimit final në parlament projektligjin. Ajo që është e sigurt, është fakti se socialistët nuk e kanë informuar ish-kolegun e tyre për finalizimin e nismës së tij. Ndaj mbetet për t’u parë, se sa i kënaqur do të mbetet ish-ministri Tahiri me këto veprime. Ndoshta do të kërkoje “autorësinë”, duke e quajtur ligji “Tahiri”./Balkanweb/a.m.

Next Post
“Nuk jam Qemali. Më bënin vaksina disa me maska…” – Dëshmia e dibranit që vrau prindërit

Sela aktrim me problemet mendore pasi vrau prindërit?! Kthesa e fortë në hetime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com