• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani: Ilir Meta po hetohet për dy akuza nga SPAK. Partia e tij është e mbaruar, kur të duan e…

by A R
24/10/2023 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Manjani thotë se SPAK është krijuar për të goditur opozitën.

Ai “harron” ministrat dhe kryebashkiakët e PS që janë arrestuar, dhe numëron hetimet nga ana e opozitës.

Dhe sjell edhe shembullin e ish-shefit të tij, Ilir Meta,

Postimi i Manjanit

D.m.th me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën.

Ky nuk është më opinion, por fakt. Doni fakte?

1. Lulzim Basha, atëherë kryetar i PD, u vu nën hetim për financim të paqartë në Amerikë. Çështja u mbyll për procedurë. Koha tregoi se çështja u mbyll se Luli pranoi të shesë lojën dhe shkatërrojë opozitën.

2. Sali Berisha, pas dizenjimit non-grata, i çelet hetim na SPAK me një kallëzim politik të Taulant Ballës. Çështja mbahet për 3 vite nën hetim. Pas 3 vitesh prapë “po hetohet…”. Kjo nuk është më ndjekje, por përndjekje penale.

Hetimi vazhdon, megjithëse s’ka prova, sepse Berisha nuk pranon të shesë lojën. Sidoqoftë goditja ndaj Tij, veçanërisht me gjyqe popullore, është shkatërrimtare oër opozitën.

3. Ilir Meta është ende nën hetim. Janë të paktën dy episode që raportohen në media se SPAK po heton. Çështja ÇEZ-DIA dhe një financim i paqartë në Amerikë.

Nuk ka lajme, por hetimi është aty. Kur t’i duhet pushtetit, e shpërthen.

E vërteta është që Meta është “qetësuar” disi. LSI u mbyll. PL është thuajse hiç elektoralisht.

4. Fatmir Mediu është nën akuzë tashmë dhe në gjykim. Çështja është e vjetër dhe ligjërisht shumë e sforcuar.

Sidoqoftë ai është nën akuzë.

Pavarësisht rëndësisë elektorale të PR, dëm është për opozitën në tërësi. Fjala vjen PD e Berishës ishte më komode të garonte me siglën e PL së Metës sesa me të PR së Mediut….

Të gjithë këta janë kryetarë partish të opozitës. Kaq parti ka opozita elektorale. Të gjithë të goditur penalisht nga reforma e drejtësisë. Asnjë arrestim nga radhët e qeverisë, sado që u bë për show dhe gjithashtu pa prova, nuk ka peshën politike të goditjeve që u është bërë drejtuesve të opozitës.

Ky është fakt.

Ashtu siç është fakt se jo të gjithë e mbajnë presionin. Luli s’e mbajti dot p.sh…

Nuk po llogaris këtu frymën përçarëse brenda opozitës për shkak të këtyre goditjeve, në dukje penale, por në fakt me karakter politik. Nuk e llogaris në këtë ekuacion sepse përçarjen e kishin në dorë vetë ta shmangin…

Por pasoja është kjo që shohim, opozita drejt shuarjes përfundimtare. Qartësisht, opozita nuk e përballon dot elektoralisht pushtetin absolut. Potenca elektorale e saj ka rënë, pikërisht për shkak të goditjeve penale-politike të drejtuesve të saj.

A ishte ky qëllimi i reformës?!

Nuk e di, por ky është fakti!

Next Post
“Na lejoni t’i japim makinës ligjërisht”/ Një grup të rinjsh kërkojnë ndryshimin e moshës nga 18 në 15 vjeç, për patentë shoferi në Shqipëri

Patentë që në moshën 17-vjeçare? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Comments 4

  1. Unë says:
    2 years ago

    Kujdes Ylli. SPAK është krijuar për të mbrojtur PUSHTETIN. Kujdes “ky vëlla i madh të vëzhgon”

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Yll mashtruesi kerkon naj leke nga Berisha qe ti bej mbrojtje medjatike. Ik o yll k

    Reply
  3. Leka says:
    2 years ago

    Te mohosh drejtesine e shumepritur qe vepron me prova nga njerez te kallupit Manjani eshte fatkeqesi sociale dhe politike kur njerez te tille ekzistojne dhe na kane drejtuar.Qofsh ti qe je akoma

    Reply
  4. Ilir meta says:
    2 years ago

    Po mor koqe por asnjë nga këta që ti numëron nuk eshtë në burg dhe pse ske burrërinë të numërosh se sa personalitete të pozitës janë në burg dhe në hetim nga SPAK ,mor qelbësirë e shpifur

    Reply

Leave a Reply to Unë Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In