• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Manjan, ti nuk je Davidi!”

by A R
31/01/2017 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 45 minuta të njëpasnjëshme, shumë delir dhe edhe më shumë vrer u derdhën lumë në aktin e fundit të një drame, në të cilën Manjani u vesh me petkun e Davidit, në përballjen e tij titanike me Golinë.

E thënë me gojën e ish-ministrit, dita e djeshme ishte një ditë e zezë në historinë e Shqipërisë, një ditë ku e keqja triumfoi përfundimisht mbi të mirën dhe shpresa jonë e vetme, ajo që kishim varur tek “profeti” i drejtësisë, u largua së bashku karrigen e tij.

Në fakt, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ish-ministri i Drejtësisë përsëriti se si ai kishte ardhur me shumë ëndrra në pozicionin e tij, por u përball me realitetin e një qeverie të korruptuar dhe të kapur nga krimi, me të cilën ai nuk bëri asnjëherë kompromis e luftoi me vetmohim deri në ditën e fundit.

E vërteta qëndron shumë larg. E vërteta është se Manjani nuk ka qenë kurrë as “Ylli Polar” i luftës kundër korrupsionit dhe as “Ylli i Shpresës së Mirë”, për shqiptarët. Nëse vërtet kjo qeveri është e inkriminuar, përse e pranoi detyrën në krye të herës, përse u ul të hante dhe të pinte së bashku me hutat, për ta perifrazuar dhe mbi të gjitha, përse vetëm dy javë më parë, në “Top-Story” deklaroi se kjo është “qeveria më e suksesshme ndonjëherë” dhe që ishte krenar të bënte pjesë në të?!

E vërteta e largimit të Manjanit është aq e thjeshtë, sa do të ishte edhe largimi i motoçiklistit të “Picës Hallall” të lagjes, nëse ai do të pështynte mbi shefin e picerisë e do të godiste me bërryl motoçiklistin tjetër. Larg të qënit një David i pamposhtur dhe i mbushur me qëllime të mira, largimi i Manjanit është gjëja më e zakonshme që mund të përfytyrohet në çdo ndërmarrje të botës, ku ka rregulla sjellje që thonë se nuk mund të hedhësh baltë mbi kompaninë, drejtuesit apo kolegët e tu.

Ndaj, konferenca për shtyp, në të cilën Ylli denoncoi gjithë të këqijat e këtij sistemi, ishte një bllof i dyfishtë për të, siç doli bllof edhe LSI, e cila u tregua e shpejtë për të viktimizuar ministrin e saj. Deklarata e djeshme e Luan Ramës, se duhet të shkarkonim ose Kryeministrin ose Ministrin, tregon qartë pafuqinë e LSI në këtë luftë nervash dhe force. LSI tendosi krahun, provoi deri ku mund të duronte Kryeministri, por përtej vizitave të kortezisë në godinën përballë, atë të Kuvendit, në fund ishte Rama ai që tregoi se kush më i forti i koalicionit.

Shkarkimi i Manjanit përbën mesazhin më të rëndësishëm që Rama ka dhënë deri tani ndaj partnerëve të vegjël të qeverisë. Kryeministri ka thënë publikisht se dëshiron që koalicioni të ruhet edhe për zgjedhje, por ai nuk është i gatshëm që për hir të “paqes”, të pranojë që t’i vendoset thika në fyt. Është Kryeministri ai që bën ligjin, që është i gatshëm të dëgjojë, por jo të pranojë çdo kompromis.

Largimi i Manjanit gjithashtu ka goditur shpresat e atyre personave brenda LSI, që prej muajsh thurrin një axhendë shushunjash, për të çuar deri në skaj acarimin e marrëdhënieve në koalicion, për hir të një pazari më të mirë në qershor. Kjo nuk do të ndodhë. Oferta është bërë, nuk do të ketë as ulje dhe as ngritje “çmimesh”, si të ishte një dyqan mode që ndikohet nga sezonet e vitit.

I pari që sfidoi këtë raport, e provoi në kurrizin e vet. Manjani nuk ishte një David, por bashkë me të ra edhe miti i kapjes së qeverisë nga partneri më “tekanjos”. Fundja… askush nuk është një David!/Pamfleti.com

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

"Mbështeta policinë edhe kur u godit nga horra bulevardi", çfarë donte të thoshte Meta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com