• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandija: Ministria e Mbrojtjes të zbatojë planin e masave operacionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

by Java News
24/06/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë  e drejtueses së Task Forcës i ka tërhequr sot vëmendje ministrave, të cilët nuk kanë  zbatuar vendimin e Task Forcës të datës 24 qershor 2017 për zbatimin e planit të masave operacionale në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke i bërë thirrje atyre të plotësojnë  këtë detyrim brenda datës 25 qershor 2017.

Sipas këtij vendimi, çdo ministri është e detyruar të bëjë një deklaratë për shtyp nëpërmjet së cilës fton qytetaret të denoncojnë në e-mailet, telefonat apo rubrikën e denoncimeve të Ministrisë përkatëse, çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet

Por gjatë ditës së sotme një njoftim të tillë e ka bërë vetëm Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Punëve  të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që ky njoftim nuk është realizuar nga Ministria e Mbrojtjes sipas detyrave të posaçme të përcaktuara në mbledhjen e fundit të Task Forcës dhe sipas njoftimit të bërë për të gjithë Ministrat e tjerë. Në vijim të “planit te masave operacionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve” të miratuara në mbledhjen Task-Forcës, i është kërkuar këtyre ministrive  të caktojë dy punonjës të ministrisë si persona kontakti që do të jenë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve.

Këta persona do të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme ditën e zgjedhjeve, nga ora 07.00 -20.30, e-mailet, telefonat apo rubrikën e denoncimeve të vëna në dispozicion nga ministritë  për ankesa ndaj punonjësve të administratës që kryejnë shkelje gjatë procesit zgjedhor në ditën e votimit. Denoncimet e marrin duhen përcjellë Qendrës Operacionale për Zgjedhjet në Policinë e Shtetit,  në adresën  e-mailit:grupidrejtimitdpsh@asp.gov.al ose numrin 0800 0 129.

Zëvendëskryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se është detyrimi i  titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore të marrin masat e nevojshme në përputhje me në përputhje Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017“ si dhe kuadrin ligjor, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

Zëvendëskryeministrja Mandija shpreh bindjen se titullarët e ministrive do të kontribuojnë duke mbajtur mbi te gjitha parasysh  zhvillimin e zgjedhjeve lira, të ndershme dhe demokratike të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të pranohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Next Post
Shqetësimi i KQZ/ 10 ditë nga zgjedhjet, 62 KZAZ ende pa komisionerë

KVV: Siglat elektorale fshehën figurën e kandidatëve, lidershipet politike u imponuan si alternativa e vetme elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com