• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KVV: Siglat elektorale fshehën figurën e kandidatëve, lidershipet politike u imponuan si alternativa e vetme elektorale

by Java News
24/06/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i Vezhguesve Vendore vlereson se ne fushaten zgjedhore mungoi diskutimi mbi alternativa dhe platforma, ku siglat elektorale fshehën figurën e kandidatëve, ku lidershipet politike u imponuan si alternativa e vetme elektorale, qytetarëve i bëhet thirrje:

 “Dita e nesërme nuk duhet të jetë momenti i dorëzimit të sovranitetit së bashku me hedhjen e votës në kuti. Ky duhet të jetë momenti i parë i legjislaturës së ardhshme parlamentare, ku ata janë vetëpërcaktues. Duke filluar nga ky moment i kryerjes së detyrës qytetare, ata duhet të jenë të angazhuar si qytetar drejtëpërdrejtë në vendimmarrje. Ky angazhim i vazhdueshëm qytetar është e vetmja alternativë që vendi ynë të përballet me sfidat që e presin.

 I bëhet thirrje qytetarëve të drejtohen masivisht në kutitë e votimit ditën e nesërme. Zhgënjimi nga lidershipet politike, nga kriza e vazhdueshme e demokracisë shqiptare, nga mosfunksionimi i institucioneve në vend, nuk përbëjnë arsye që ata të mos votojnë.

Braktisja e këtij detyrimi qytetar thellon pikërisht zhgënjimin qytetar dhe imunitetin e partive politike nga dështimi që mbartin për krizën e demokracisë shqiptare. Votat tuaja janë hapi i parë në demonstrimin e forcës së vullnetit që mbartin qytetarët si sovrani i vetëm përballë kujtdo force politike qeverisëse apo që aspiron qeverisjen”, thuhet ne deklaraten per shtyp.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka ndjekur në vijimësi përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Qershorit 2017 dhe ka monitoruar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Vetëm pak orë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë mbi bazën e Raportit të Tretë të Ndërmjetëm të publikuar dje, i drejtohet aktorëve përgjegjës me disa rekomandime konkrete, në funksion të sigurimit të një klime të qetë votimi dhe ku qytetarët të ndihet të lirë e të pandikuar për të shprehur vullnetin e vet.

REKOMANDIME

• I bëhet thirrje të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe mediatikë të respektojnë në çdo rrethanë Ditën e Heshtjes Zgjedhore dhe Ditën e Zgjedhjeve.

 • Partitë politike të përmbushin sa më parë detyrimin ligjor në plotësimin e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit.

 • I bëhet thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë që të respektojnë me rigorozitet maksimal vullnetin e qytetarëve shqiptarë, si mbajtës të sovranitetit.

 • I bëhet thirrje Forcave të Rendit të kryejnë në respektim të ligjit dhe me devotshmëri ruajtjen e rendit publik gjatë Ditës së Zgjedhjeve duke siguruar në rradhë të parë një situatë të qetë dhe të sigurt në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

 • Ky proces zgjedhor duhe të jetë fundi dhe shembulli më i keq i një procesi zgjedhor ku vullneti politik qendron përtej ligjit në administrimin e procesit zgjedhor.

 • I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo formë demagogjie elektorale, intimidimi apo shit-blerje vote.

 • I bëhet thirrje përkrahësve dhe militantëve partiakë të distancohen nga format e korrupsionit zgjedhor dhe të shmangin, dënojnë dhe distancohen ndaj çdo incidenti përgjatë Ditës së Zgjedhjeve.

 • I bëhet thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë që të sigurojnë që përkrahësit, militantët e tyre, apo ata vetë të ndalin, të distancohen publikisht si dhe të luftojnë çdo forme intimidimi, drejtimi apo shit-blerje vote.

• I bëhet thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese si Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë së Shtetit apo edhe institucioneve të tjera që të luajnë një rol proaktiv për të evidentuar, faktuar dhe çuar përpara drejtësisë të gjitha rastet e intimidimit, apo çdo lloj forme korrupsioni zgjedhor që shfaqet , veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve apo gjatë procesit të numërimit.

 Këto institucione duhet të tregojnë vullnet të hekurt dhe të zbatojnë pa asnjë ekuivok dhe në mënyrë të barabartë dispozitat e ligjit ndaj të gjithë shtetasve, qofshin këta përfaqësues, zyrtarë apo drejtues të partive politike, anëtarë të komisioneve administruese të procesit zgjedhor apo të institucioneve të tjera shtetërore, apo edhe qytetarë të thjeshtë.

Në fund, kujtomë se përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë do të jenë prezentë në ndjekje të procesit zgjedhor në tërë nivelet e administrimit zgjedhor. Qendra Operative, përgjegjëse për përpunimin e të dhënave nga vëzhguesit dhe për raportimet publike ditën e nesërme, do të jetë e vendosur në ambjentet e Hotel Tirana. Nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme me publikun, me anë të së paku 3 konferencave për shtyp që do të mbahen gjatë ditës së nesërme, publiku do të informohet mbi gjetjet e Koalicionit për vijueshmërin e procesit.

Ndërsa qytetarët mund të informohen mbi gjetjet e vëzhguesve tanë nëpërmjet faqes në internet 2017.zgjedhje.al, një hapësirë e posaçme, ku do publikohen të dhëna në kohë reale mbi mbarëvajtjen e Ditës së Votimit.

Next Post
SMS kërcënuese emigrantëve që vijnë për të votuar: Mos guxoni të votoni PS!

SMS kërcënuese emigrantëve që vijnë për të votuar: Mos guxoni të votoni PS!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në Elbasan, humb jetën 45-vjeçari, lëndohet gruaja e tij

April 26, 2026
Mot me diell në të gjithë vendin, rriten lehtë temperaturat

Mot me diell në të gjithë vendin, rriten lehtë temperaturat

April 26, 2026
Bravald Xhafka: Berisha më përjashtoi nga gara për shkak të besimit tim fetar!

Bravald Xhafka: Berisha më përjashtoi nga gara për shkak të besimit tim fetar!

April 26, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

April 26, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Tragjike në Lezhë, shuhen në aksident mjeku 52-vjeçar dhe e bija (EMRAT)

April 26, 2026
VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

April 26, 2026
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In