• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

by A R
25/09/2026 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Riccardo Bossi, djalë i madh i themeluesit të partisë Lega, Umberto Bossi, është arrestuar nga karabinierët në shtëpinë e tij dhe është dërguar në burgun e Busto Arsizio-s.Ekzekutimi i urdhrit erdhi pas një vendimi për bashkimin e dënimeve prej 5 vitesh e 9 muajsh burgim, të firmosur nga prokurori Carlo Nocerino.

Akuzat dhe shkeljet financiare

Dënimet me burg lidhen me ngjarje të ndodhura përgjatë periudhës 2011–2020 dhe përfshijnë veprat penale të përvetësimit të paligjshëm, mashtrimit, si dhe marrjes pa të drejtë të ndihmës ekonomike shtetërore. Sipas hetimeve të prokurorisë Bossi kishte përfituar 280 euro në muaj për 43 muaj rresht, me një vlerë totale prej 12.800 eurosh. Kjo ndihmë financiare i ishte miratuar për mbulimin e qirasë së një banese. Megjithatë, verifikimet zbuluan se ai ishte nxjerrë me forcë nga ajo banesë (dëbuar nga pronari) për shkak të mospagesave të prapambetura.

Nga përllogaritja e këtij dënimi akumulativ është përjashtuar një vendim tjetër gjyqësor, ai me 1 vit e 4 muaj burgim për keqtrajtim ndaj nënës së tij, i cili daton në vitin 2016.

Ndonëse nëna e tij e pati tërhequr padinë fillestare për kërcënime dhe lëndime (duke deklaruar në gjykatë se marrëdhëniet familjare ishin përmirësuar), akuza për keqtrajtim vazhdoi të ndiqej kryesisht nga drejtësia. Dokumenet e prokurorisë përshkruanin kërkesa të vazhdueshme për para të shoqëruara me shpërthime dhune, të cilat në një rast kishin degjeneruar në goditje fizike në shtëpinë e saj në Azzate.

Next Post
Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin -

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In