• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mandati i Ndokës i shkon… një të akuzuari tjetër!

by Java News
07/09/2015 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lënia e mandateve të qarkut Lezhë duket se do të hyjë në histori duke thyer rekorde. Partia Socialiste duket se është treguar indiferente kur ka përpiluar listat e kandidatëve, duke mos i kaluar ato në filtra.

Lista kryhesohej nga Mimi Kodheli, e cila e la mandatin pasi u betua si ministre, duke bërë kështu futjen e Arben Ndokës në Kuvend. Ky i fundit sëbashku me Armando Prengën ishin deri sot dy përfaqësuesit e Lezhës. Ndoka madje u fut në Kuvend pasi dy femrat që pasonin Kodhelin, lanë mandatin me ‘dëshirë’ duke i hapur rrugën atij.

Nëse dy femrat që nuk pranuan mandatin njëherë do t’i qëndrojnë vendimit të tyre të mëparshëm, Prenga dhe Ndoka duhet të zëvendësohen nga Eduart Ndocaj, Kastriot Piroli dhe Ndrec Dedaj. Por ky i fundit sapo është zgjedhur kryetar i Bashkisë Mirditë…

Kështu, mandatet e Lezhës i shkojnë Eduart Ndocajt, që para pak kohësh e akuzoi Ramën si bukëshkalë pasi sipas tij i kishte paguar drekën 8 mijë euro; Dhe Kastriot Prioli i shpallur në kërkim, i arrestuar më 11 Mars 2015 dhe që ka lënë qelinë para pak kohësh. Lajmi për arrestimin e Pirolit është raportuar në të gjitha mediat, ndërsa lirimi i tij konfirmohet nga komentuesit lezhianë në Facebook. Piroli ka mbajtur detyrën e ish-kreut të Hipotekës dhe ish-drejtorit të burgut Shënkoll.

Ai akuzohej për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por mesa duket ka kryer një dënim të shkurtër apo ka marrë pafajësinë.

E nëse kemi një deputet si Ndoka, që u tërhoq për akuzat e opozitës edhe pse kishte marrë pafajësinë, ai do të zëvendësohet nga një tjetër i shenjestruar nga drejtësia. Në rast se Ndocaj, Piroli ose të dy bashkë e refuzojnë mandatin, atëherë sipas Kodit Zgjedhor deputetët hyjnë nga lista e LSI.

QARKU LEZHË

1. MIMI KODHELI (Dorëhequr nga mandati pasi u zgjodh ministre)
2. ARMANDO PRENGA (Hequr mandati)
3. ARBEN NDOKA (Dorëhequr)
4. NDREC DEDAJ (Zgjedhur kryetar i Bashkisë Mirditë)
5. MEJREME DELISHI (Refuzuar mandati për arsye shëndetësore)
6. EDUART NDOCAJ
7. KASTRIOT PIROLI
8. MIRELA NELI (Refuzuar)

AKUZA DHE PRETENDIMET E PIROLIT
Sipas burimeve nga pokuroria e Kurbinit, i arrestuari për korrupsion dhe fallsifikim dokumentash zyrtar, ish drejtori i hipotekës së Laçit, Kastriot Piroli ka deklaruar, se është arrestuar sepse nuk i kishte shlyer akoma borxhin Ed Palokës. Ai ka deklaruar se është emëruar në atë detyrë në dhjetorë të 2010, nga Paloka dhe Halimi, duke paguar një shumë prej 30 mijë eurosh.

Këto para i janë dorzuar shoferit të tij, djalit të pronarit të argjendarisë “Agron”. Gjithashtu ai ka treguar, se ndërmjetës per këtë afer,  ka qënë pronar i kompanisë “Helios Traivel” Artur Pengili.Por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit . Në fund të vitit 2011, ministri i drejtësisë urdhëroj largimin tim nga puna, duke e rishitur vendin përsëri.

Pas ankimimit tim tek Paloka, ai më tha se mjaftë kisha punuar dhe se i detyrohesha akoma një shumë prej pesë mije eurosh, e cila nuk u pagua kurrë. Para se të më arrestonin unë kam bërë një debat pë këtë borxh me shoferin e tij. Jam i bindur se kjo është loja e tyre per tu hakmarrë. (Zathur.Net)

Next Post

Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com