• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion

by
07/09/2015 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion

Prokurorët rumunë anti-korrupsion të dielën në mëngjes arrestuan Opreskun, i dyshuar për marrje ryshfeti me vlerë 25,000 euro nga disa kompani në shkëmbim të dhënies së kontratave.

Ata e akuzuan atë si pjesë të një grupi të organizuar brenda administratës publike që i kërkonte firmave 70 për qind të përfitimeve nga puna e tyre.

Nga kjo 10 për qind mendohet si i shkonte direkt Opreskut, sipas një deklarate nga Departamenti Rumun i Antikorrupsionit.

Opresku u denoncua nga katër biznesmenë. Ai ka mohuar çdo akuzë, ndërsa avokati i tij Alexandru Chiciu këmbëngul se ai nuk i ka kërkuar kurrë ndokujt para, direkt ose indirekt.

Opresku është kryebashkiak i Bukureshtit që nga viti 2008, zgjedhur si i pavarur. Ai gjithashtu dështoi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009 dhe është një ish-senator për Partinë Social Demokrate.

Në qershor, prokurorët arrestuan Solomon Uigler, këshilltarin personal të Opreskut, në akuzat e ushtrimit të influencës dhe marrjes së ryshfetit. Uigler u akuzua se kishte kërkuar 230,000 euro nga një biznesmen, ndërsa ka premtuar se do ta përdorte ndikimin e tij për të miratuar tre supermarkete.

Dy nënkryetarë në Bukuresht janë arrestuar këtë vit për korrupsion. Rumania ende konsiderohet si një nga shtetet më të korruptuar të BE-së dhe ka bërë pak progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit që kur hyri në BE në vitin 2007. Vitet e fundit, përpjekjet janë shtuar dhe zyrtarë të lartë janë dënuar për korrupsion.

Next Post

Nishani: Reforma në Drejtësi me rëndësi themelore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com