• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani: Reforma në Drejtësi me rëndësi themelore

by Java News
07/09/2015 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti të hënën në një takim ministrin italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili po viziton vendin tonë në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundur”, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Kreu i Shtetit në fillim të takimit i përcolli zotit Orlando falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit dhe shtetit shqiptar ndaj popullit dhe shtetit italian, për ndihmesën dhe partneritetin e treguar përgjatë gjithë këtyre viteve të zhvillimit të Shqipërisë.

Sipas njoftimit për shtyp të publikuar ne faqen zyrtare të Presidencës, një pjesë e rëndësishme e bisedës u përqendrua rreth situatës në të cilën ndodhet sot sistemi ynë i drejtësisë dhe më specifikisht, rreth nevojës për kryerjen e reformave në këtë sistem. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit shpalosi përpara bashkëbiseduesit të tij rëndësinë që kjo reformë ka për vetë sistemin dhe çuarjen përpara të zhvillimit në tërësi të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Në vijim, Presidenti Nishani nënvizoi rëndësinë që procesi i hartimit të reformës në drejtësi të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e forcave politike si dhe duke thithur dhe përfshirë mendimet e ekspertëve të fushës, të pavarur nga politika dhe të painfluencuar nga konfliktet e interesit.

“Në këtë kontekst, prezenca dhe përfshirja e organizatave partnere ndërkombëtare prezente në Shqipëri është një element që rrit sigurinë dhe besueshmërinë në hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia ku qytetarët të shohin se gjyqësori është i pavarur nga politika dhe vepron mbi bazën e profesionalizmit dhe mbi standarde të njëjta”, u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit, duke i kërkuar gjithashtu ministrit Orlando angazhimin e Italisë si një zë i fuqishëm përgjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm, çka paraqitet dhe si një nga sfidat kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Përgjatë takimit të dy bashkëbiseduesit ndanë mendime rreth fuqizimit të bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik dhe mbështetjes së bizneseve italiane që operojnë apo që kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri në fushat e energjetikës, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë. /ATSH/

Next Post

EKSKLUZIVE / Orët e fundit drejt mandatit, Ndocaj rrëfen nga Italia kontaktet me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

May 12, 2026
“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret?”, Vokshi debate me socialistët në Komisionin e Jashtëm

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret?”, Vokshi debate me socialistët në Komisionin e Jashtëm

May 12, 2026
“Toka e Teatrit Kombëtar është e shenjtë. Gjynah ta shesin disa biznesmenë”

Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq

May 12, 2026
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit për Veliajn

May 12, 2026
Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

Alarm nga shkencëtarët: Frikë për një vit veçanërisht të vështirë sa i përket zjarreve

May 12, 2026
Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin

May 12, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Ditë e artë për vendime të mëdha”, ja horoskopi sipas Jorgo Pullës

May 12, 2026
U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë, çfarë treguan analizat

May 12, 2026
“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

May 12, 2026
101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

101 kushte që vendosin fatin e negociatave, Dhuka bën bilancin: U miratuan 222 akte ligjore në 1 vit!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In