• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Orët e fundit drejt mandatit, Ndocaj rrëfen nga Italia kontaktet me Ramën

by
07/09/2015 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/Orët e fundit drejt mandatit, Ndocaj rrëfen nga Italia kontaktet me Ramën

Eduart Ndocaj është i sigurt që mandati i deputetit i takon atij pas doreheqjes së Arben Ndokës, ndaj dhe ai ka bërë gati axhendën për qytetarët lezhjanë. Në një intervistë telefonike për Java News, pasi Ndocaj ndodhet në Itali, tregon se ai do të jetë zeri i fuqishëm i lezhjanëve në Parlament.

“Sipas radhës e sipas Kodit Zgjedhor më takon mua të jem deputeti i ri e përfaqësuesi e lezhjanëve deri në fund të kësaj legjislature. Unë po pres në ditët në vazhdim të më bëj kërkesë Komisioni i Imuniteteve për të bërë betimin”, deklaroi Ndocaj për Java News.

I pyetur për komunikimin e tij me kryeministrin Edi Rama si dhe elementë të tjerë të PS-së, ai tregon se nuk ka pasur komunikim që pas fushatës zgjedhore të 2013. Megjithatë thotë se për hatër të punës si deputet dhe të qytetarëve lezhjanë do të bashkëpunojë me kryeministrin Rama nëse duhet.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare, Eduart Ndocaj thekson: “Në gjykimin tim, zhvillimet e fundit në politikën shqiptare kanë qënë tronditëse, megjithatë për të dy deputetët duhet të presim vendimin e autoriteteve përkatëse”. Ndocaj tha për Java News se “do të jem zëri i njerëzve të thjeshtë. Zëri i qytetarëve të ndershëm. Zëri i personave në nevojë”.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Ban Ki-moon: OKB-ja po dështon në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com