• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lobimi rus”/ Kulluri: Çështja është mbyllur. PD e përfaqëson vetëm Basha, Berishën e Bardhin nuk i njeh ligji

by Java News
03/11/2023 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri thotë se në artikullin e BBC-së, që përfshinte edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ishte financuar nga Rusia për lobim dhe fushatë në 2017, nuk ka pasur asgjë të re dhe se kjo çështje është mbyllur.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se Basha ka folur për organet e drejtësisë së Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare i ka mbyllur hetimet.

Kulluri shtoi se Partinë Demokratike e përfaqëson Lulzim Basha si kryetar i saj, dhe se Sali Berishën e Gazment Bardhin nuk i njeh ligji.

“Dje e keni marrë njoftimin që i ka nisur zonja Karabina BBC-së, pastaj u është shpërndarë të gjitha mediave. Zoti Basha është përgjigjur përmes zëdhënëses, mund të ishte përgjigjur edhe vetë. Është përgjigjur përmes zëdhënëses, është pak a shumë e njëjta gjë, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh. Rëndësi ka që të mbahet një qëndrim publik. Kjo çështje është riprekur nga BBC atje, që është një media prestigjoze. Ndër të tjera, është përmendur edhe kjo çështje, kur është folur për dobësitë e sistemit anglez, kompanitë që bëjnë biznes në fusha të caktuara. Përgjigja është dhënë e qartë, së pari, zoti Basha ka folur për organet e drejtësisë së Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare i ka mbyllur hetimet.

Përderisa media ka shkruar dhe medias i është përgjigjur, PD, besoj se përgjigja është aty. Teksti është i qartë, përgjigja ka shkuar te media që e ka shkruar dhe normalisht përgjigja do të ishte për median, jo një sqarim për publikun, sepse publikun zoti Basha e ka sqaruar para disa vitesh, ka mbajtur qëndrimet e veta.

Qëndrimet tona, i kemi pasur në vendim Kryesie, që të mos vazhdojmë ta ushqejmë debatin brenda të djathtës, sepse është debat i pavlerë. Ky debat i ka lodhur edhe demokratët. E vetmja çështje ku kemi shpenzuar energji në publik në raport me Rithemelimin, ka qenë përpjekja për të ndjekur çështjet gjyqësore të cilat nga ana jonë janë konsideruar të rëndësishme. Zoti Berisha sot drejton një grup prej 14 deputetësh që mendojnë që janë PD. PD është një dhe në këtë sistem, partitë politike janë ato që regjistrohen në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës dhe kaq. Nëse zoti Berisha do të fitojë gjyqin, dhe do të jetë ai drejtuesi i PD, bujrum, le të vazhdojë. Sot që flasim, PD duhet ta njohim atë që është, atë që njeh ligji. Nuk mund të marrë drejtimin e PD dhe të flasë në emër të PD, kushdo që mund t’i teket ta bëjë këtë gjë, përfshirë Berishën, Bardhin apo këdo tjetër”, theksoi ai./m.j

Next Post
“Do ta marrin…”/ Spahiu zbulon se çfarë do ndodhë me Berishën nëse nuk paraqitet nesër në Prokurori

Spahiu: E paprecedent! Berisha kontrollon 90% të hapësirave televizive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

July 30, 2026
Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com