• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

by A R
25/05/2026 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një marrëveshje me Iranin mund të arrihet që këtë të hënë, por nëse nuk do të ketë ujdi, do ta zgjidhim në mënyrë tjetër luftën me Iranin. Është deklarata e sekretarit të shtetit Marco Rubio, i cili nga njëra anë sinjalizon dakordësi të shpejtë e nga ana tjetër kërcënon me rifillim të luftës, nëse Irani do të bëjë rezistencë ndaj kërkesave të SHBA, shkruan A2CNN.

Sipas Rubios, negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë diçka të fortë në tryezë, dhe se puna vijon. Sekretari i shtetit pohoi gjithashtu se pavarësisht marrëveshjes që mund të arrihet mes Uashingtonit dhe Teheranit, Izraeli do të ketë gjithmonë të drejtën të mbrohet.

“Ende jemi në proces. Siç thashë, mendonim se mund të kishim ndonjë lajm mbrëmë. Ndoshta sot. Siç tha presidenti, ai nuk po nxiton. Nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje të keqe. Do t’i japim diplomacisë çdo mundësi për të pasur sukses para se të shqyrtojmë alternativat. Dhe jam shumë i bindur- besoj se të gjithë duhet të jemi të bindur, se ose do të kemi një marrëveshje të mirë, ose do të na duhet ta zgjidhim ndryshe këtë çështje”.

Deklarata e Rubios gjatë një vizite në Indi erdhi pasi presidenti amerikan deklaroi se kishte udhëzuar negociatorët të mos nxitonin drejt marrëveshjes, pak pasi kishte sugjeruar se një ujdi ishte e afërt. Siç thuhet, marrëveshja do të parashikonte një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme për programin bërthamor.

Mediat amerikane raportojnë se sipas informacioneve të inteligjencës, lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili ka mbetur i plagosur që në ditën e parë të luftës, është i fshehur në një zonë të izoluar, çka e bën të vështirë komunikimin e tij me të dërguarit iranianë. Kjo po çon në shtyrje të negociatave të paqes.

Çmimi i naftës ra ndjeshëm dhe bursat aziatike shënuan rritje të hënën me shpresën e një ujdie. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, tha në fundjavë se dy palët ishin shumë pranë dhe njëkohësisht shumë larg arritjes së një dakordësie.

Next Post
Enver-Sali!

Enver-Sali!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

October 20, 2026
Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

October 20, 2026
U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

October 20, 2026
Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com