• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enver-Sali!

by Indrit Vokshi
25/05/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi 

Në një sondazh pati dalë se 30% në Shqipëri kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën.

Enveri killer. Diktator banal i cili ka djegur 2-3 breza në Shqipëri, duke mos i lejuar të jetojnë, të performojnë, të shfaqin talentin, të merren me ekonomi, art, kulturë, filma, informim etj. I nxorri shqiptarët në 1990 të pangrënë, të paqethur, të pa veshur, të vobektë, mbrapa bote, pa lidhje me civilizimin.

Mirëpo 30% pro-enveristë, sepse rininë e tyre e kanë pasur në atë kohë dhe njeriut sikur i pëlqen rinia e vet, sepse ska tjetër rini. Nuk kanë reflektuar asgjë, janë munduar t’i japin kuptim asaj jete duke e rindërtuar imagjinatën, duke e deformuar kuptimin mbi botën, duke manipuluar veten, sepse e kanë pasur të nevojshme të kenë edhe ata një rini. Duan të na thonë se kishin edhe ata rini të bukur. Dhe në përpjekjen për të zbukuruar rininë e tyre, zbukurojnë edhe diktaturën e Enverit. Frika, gojëkyçja, jeta e njeriut e pavlerë, qenia njerëzore statistikë, kanë qenë normale për kohën. Ata nuk i llogarisin këto si të çmuara e të shtrenjta, ata i zbehin e i eklipsojnë këto dhe u japin vlerë kujtimeve. Sa kujtime të bukura. Nevoja për kujtime të zbukuruara i shtyn të shmangin e të harrojnë jetën e pavlerë dhe nën mëshirën e aparatit të diktaturës, qenien njerëzore të ndrydhur sepse duhej të mbijetonte. Ndërsa një pjesë tjetër e shqiptarëve kishin reflektuar; e shihnin diktaturën si tmerr dhe si fyerje të njeriut.

Dje dhe sot bëra një sondazh të vogël në rrjete. Del se rreth 70% e njerëzve të cilët shajnë e fyejnë nëpër komente personat e tjerë, janë të moshës 55 vjeç e lart. Shanin cilindo që kishte kundërshtuar apo tallur “rizgjedhjen” e Sali Berishës në krye të pronës së tij. Sharësit janë ata të cilët e kanë përjetuar pushtetin e SB. Pushteti i SB për ta, ka kujtime të mira. Ishin të rinj asokohe, kishin miq e shokë në pushtet, kishin përfituar diçka, dikush tokë, dikush banesë, dikush rrogë qyl, dikush familjarë në shtet, e disa aksesin, miqësinë, si edhe ndjenjën krenare se ata janë sunduesit dhe munden të vendosin diçka, si për veten, si për jetën e të tjerëve.

Këta janë brezi, ose më saktë tipi i njeriut që mendon se duhet të pyetet, mendon se brezat e rinj duhet të dëgjojnë këta, duhet të ndjekin vendimin e tyre. Sepse kujtimet e tyre për një kohë të artë pushteti, janë e vërteta dhe e drejta. Sali Berisha është hiç asgjë, ai është simbol-ikona e kohës së kujtimeve të tyre, rinisë së tyre, është kujtimi i gjallë i ditëve kur ata mendonin se ishin dikushi, se ishin pushteti, ose kishin lidhje familjare ose krenarie me pushtetin. E në emër të kujtimeve të tyre ata shajnë, fyejnë, agresojnë, sepse po mbrojnë ikonën e kujtimeve të tyre. Po mbrojnë rininë e tyre.

Duan ta manipulojnë të vërtetën dhe për një çast të besojnë se rinia e tyre do të kthehet nëpërmjet ikonës së atyre kohërave. Mirëpo edhe nëse nuk kthehet rinia, të paktën simboli i cili ua kujton atë rini le të jetë aty, le të jetë çdo ditë në ekran, tua kujtojë atë kohë jo aq me fytyrë sepse fytyra është plakur por me zë, ngaqë zëri ka mbetur i përafërt. Ai simbol i mban disi gjallë tani që fëmijët e tyre si pyesin as i dëgjojnë, gjë në dorë nuk kanë më sepse iu kanë rënë pupulat, pasqyra i tregon çdo ditë e më të pabukur dhe ndjejnë se edhe në jetën shoqërore janë më të izoluar e të shmangur.

Ata po luftojnë për kujtimet e tyre, po luftojnë në gjendje dëshpërimi. E edhe për kujtimet luftohet sipas hierarkisë kulturore, injoranti lufton si injorant, harbuti si harbut, i pafytyri si i pafytyrë, ndërsa ata më të kënduarit luftojnë duke u bërë qesharakë sepse marrin guximin të shkruajnë e të shtjellojnë. Lum kush i pranon stacionet e jetës si ndalesa e stacione të natyrshme.

Next Post
Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Comments 1

  1. Vlora says:
    3 months ago

    S ishin 30 o shoku antikomunitar
    Ishin 56 perqind

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

September 1, 2026
Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com