• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, këtu vdes lajmi

by Frrok Çupi
25/05/2026 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mu bë si të isha në atë cep rruge. Mu bë se nuk merrja dot frymë, kërkoja të më bëhej natë, të mos shikoja gjë. Sapo lexova titullin e lajmit se makina ka goditur për vdekje një fëmijë 7 vjeçar në mes të Elbasanit e Librazhdit. Sapo më pushtoi pamja e fëmijës shtatë vjeç.

Erdha rrotull nëpër tituj lajmesh, por nuk ndalova dot më këtu. Nuk kam për ta hapur kurrë këtë lajm. Ajo çfarë ndodhi nuk mund të njoftohej me lajm. Lajmëtari për fëmijët, edhe në lashtësi, nuk lëshonte zë nga mali më mal. Për fëmijën, në fëmijërinë time e në vendin tim, vinin gjakojnët e kishës dhe trokisnin lehtë në derë: ‘ka ndodhur një gjëmë’.

Po ta hap lajmin, më bëhet se po e ndih që të ndodhë.

Po, kishte ndodhur. Në mes të dy botëve, mes dy kohëve, mes dy moshave. Vetëm një sekondë i duhej që t’i kapërcente të gjitha.

Ishte edhe vetëm një sekondë për të shkuar ora tetë; kjo ishte koha kur ndodhi. Në atë sekondë mësuesi do t’i thërriste në klasë, niste mësimi për sot. Pas atij mësimi nuk do të kishte më përplasje me vdekje. Por ai s’e kapërceu dot sekondën për të cilën po rritej.

Fëmija shtatë vjeç ishte akoma në botën e engjëjve; kjo ishte bota kur ndodhi. Rruga e zhurmshme turfulluese e makinave mund të merrej si rruga nga ku po vinte dhe po  hynte për në këtë botë. Kjo botë ‘virane’, e zhurmshme, e egër, e dhunshme, e pamëshirshme. Ajo bota nga vinte djaloshi ishte akoma botë e engjëjve.

Pse nuk e mbajti dot e ëma në duar? Sepse ai në atë sekondë hyri në botën tonë të tmerrshme. Ja ku jemi ne. Ne nuk ruajmë dot engjëj. Ne nuk e dimë ku është filli i sekondës mes asaj botë dhe kësaj të tmerrshme. Ne kemi shtet, kemi ushtri, kemi polici, kemi NATO, OKB, BE, kemi hekur e beton. Por me to nuk mbrojmë dot fillin e hollë të engjëjve.

Edhe në shkollat e Tiranës, policët janë më shumë problem se sa zgjidhje. Një tufë prej dy lloj policish kashaisen me njëri tjetrin, bërtasin, ulërijnë, por fëmijët kalojnë përmes rrota makinash dhe biçikletash. Mandej para shkollës së fshatit nuk ka policë, asnjë. Mandej nuk ka asgjë. Sot duhet të ishte gjithë ushtria në atë rrugë. Sot duhej të ndalte fryma.

Nuk kemi akoma botë…, e di çfarë do të thotë ‘botë’.

E jomë moshë. Moshën nuk e çmojmë.

Pse ai djalosh engjëll nuk e kapërceu dot moshën e tij? As dy fëmijët në Durrës para dy javësh, nuk e kaluan moshën e tyre. Mund të thuash se ‘ai krimineli që i shtypi me makinë’, mund të marrësh gjithë makinat e rrugës dhe t’i mbyllësh në qeli… Po çfarë pas kësaj? Thjesht do të hapësh rrugën për një vrasës tjetër që po vjen pas atij që sapo shkoi. Të duket se në rrugët tona presin radhën ‘gjëmë- bërësit’. Ulërijmë shumë sepse s’kemi çfarë themi. Nxitojmë shumë sepse nuk kemi ku shkojmë. Shkelim mbi engjëj sepse provojmë makinën e re. Bëjmë më të keqen, sepse nuk dimë ç’është e mira. Më në fund u kemi dhënë makina në duar.

Shteti ka inventarin e makinave, por jo të njerëzve…

Nuk munda ta lexoj atë lajm sot, veçse pashë titullin. Kurrë nuk i kam lexuar as do t’i lexoj këto lajme. Jo vetëm pse më merret fryma, por sepse më duket se po e ndih të keqen të ndodhë me engjëjt. Sjellja më e mirë, sjellja e gjakojve. Ata trokasin lehtë, pa zë të lartë. Që të mos zgjohen ata.

 

Next Post
Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-ve, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës

Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-ve, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com