Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Seanca e së hënës u shty për shkak të mungesës së të pandehurës Ema Çoku.
Në këtë proces të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Dështimi i seancës beri të pamundur edhe leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK.











