• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër nga burgu, Salianji i përgjigjet Ramës: Dënimi im me burg për kallëzim, i pari i llojit të tij në botë

by S T
02/11/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji i është përgjigjur me një letër nga burgu deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me dënimin e tij. Dy ditë më parë Rama gjatë një interviste televizive, tha se Salianji përdori mandatin e deputetit për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik.

Në letrën e tij Salianji thekson se reagimi i Ramës ndaj tij tregon jo vetëm mllef e urrejtje, por se ka urdhëruar gjykatësit për të shkruar vendimin e burgosjes politike. Siaps tij edhe masën e dënimit dhe arsyetimin e dikton ai.

“Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e dënimit dhe arsyetimin e dikton ai. Kthehemi tek dënimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill mediokër! Dënimi im me burg për kallëzim, pa bërë kallëzim, është i pari i llojit të tij në botë. Burgosja e parë për një shtetas shqiptar, për këtë vepër. Denoncimi publik për barazinë para ligjit, është interes publik jetik dhe themelor në Shqipëri”, shkruan ndë rtë tjera Salinaji.

Letra e plotë e Ervin Salianjit nga burgu

Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çështje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar!

Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e dënimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj që i dhemb shumë kur i prek krimin dhe grupet kriminale të lidhura me të, e kuptueshme është që një politikan që urrehet në masë do kërkojë që me mesazhe mafioze të përhapë panik e frikë, por puna e do që të jesh dhe pak bindës e i besueshëm. Dhe kështu nuk bëhesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drogës, korrupsioni apo vrasjet!

Në politikë unë jam i ri, drejtuesi politik më i ri, deputeti i vetëm ndër të rinjtë që rimora mandat pas 2017. Pushtet të asnjë lloji nuk kam pasur, as kam administruar fonde publike dhe as kam bërë kompromise, apo pazar për të heshtur, mbuluar të vërtetën, pavarësisht kostove!

Edhe pse e meriton përgjigjen me të njëjtën gjuhë halabaku që ai përdori, do të doja si përherë të bëj luftë politike në lartësinë e dinjitetit dhe argumentit, siç gjithnjë jam përpjekur.

Dua ta theksoj që në një vend si yni që digjet nga padrejtësia të proklamosh se denoncimi qenka problemi më i madh dhe ndëshkimi i atij që denoncon lajmi më i mirë, përveç defiçitit human, tregon dhe sëmundje patologjike tiranucësh!

Me një ligësi diabolike Edi Rama u shpreh se mezi pret të arrestohen bashkëpunëtore të tij, drejtues administrate e deputetë. Spektakli i tij i preferuar, arena ku shijon ai nga lart.

Në politikë jemi për të parandaluar këto fenomene, aq më tepër kur ke vendimmarrje, e jo të gezosh për të futur ne burg njerez. Kushdo duhet të mbaje pergjegjesi per veprimet e tij, por problemin e ka sistemi dhe modeli i ideuar, i ngjizur nga Edi Rama. Ai është arkitekti i bashkërendimit të punëve me kriminelët për voten dhe perfshirjes së tyre deri në nivelet me të larta të pushtetit.

A janë veprat penale të të akuzuarve, të lidhura me projektet qeveritare më të rëndësishme të Edi Ramës? Si qenkan bashkëpunëtorët e tij pis dhe ai i larë.

Apo më i palari dhe pisti është në të vërtetë Edi Rama?

Në çdo vend demokratik për secilën prej ngjarjeve, KM duhej të dorëhiqej! Në Shqipëri, KM del e krekoset!

Kthehemi tek dënimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill mediokër!

Kam bërë denoncim publik dhe jo kallëzim, njësoj siç ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti ndërkombetar i drogës i dënuar me 7.4 vite burg, i kapur në një operacion te DEA Amerikane në Itali, u dorëzua të kryente dënimin të cilit i shmangej prej me shume se 16 vitesh, duke jetuar i lire në Shqipëri. Jo vetëm i lirë, por në kulmin e aktivitetit në kohen kur Shqipëria nen bekimin tënd u mbulua me hashash.

Policia dhe prokuroria jote, zoti gojëpërdalë, e la të lirë të ikte në Itali të bënte burgun e vjetër që t’i shmangej dënimit të ri për trafik në Shqipëri, gjë që do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tënd të brendshëm dhe lehtësitë që i ofronte ai!

Dënimi im me burg për kallëzim, pa bërë kallëzim, është i pari i llojit të tij në botë.

Burgosja e parë për një shtetas shqiptar, për këtë vepër.

Denoncimi publik për barazinë para ligjit, është interes publik jetik dhe themelor në Shqipëri.

Denoncimi im në emër të PD, është i faktuar si i vërtetë dhe nga kompania britanike JP French, bashkëngjitur faksimile ku qartësisht shprehet se zëri i denoncuar prej meje është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt. Nëse do te ishte i ndryshëm, do ta përjashtonte siç ka përjashtuar zërin e një Agroni tjetër që ti ke sajuar për të mbrojtur vëllain e Ministrit.

E gjitha kjo, është në të vërtetë një lajm shumë i keq për vendin, sado i mirë për ty personalisht.

Next Post
“Rama, interesant”/ Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: I duhet industrisë gjermane

"Rama, interesant"/ Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: I duhet industrisë gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In