• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lekët e vjetër e të rinj dhe lekët e pistë

by Eduard Zaloshnja
20/09/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Para disa vjetësh, tek po vizitoja një dyqan, më pëlqeu diçka që kushtonte më tepër pará sesa kisha në xhep.  Prandaj pagova me kartë krediti, për t’i kursyer kështu vetes një udhëtim tjetër tek dyqani.  Dhe, pikërisht, ky veprim më shkaktoi dhimbje koke jo të vogla.

Dhimbjet e kokës më erdhën nga fakti se ne shqiptarët, edhe pse kanë kaluar mbi 50 vjet nga ndërrimi i parasë tonë kombëtare, vazhdojmë t’i kuotojmë çmimet në lekë të vjetër. Kështu, shitësja e dyqanit të sipërpërmendur, në vend që ta ngarkonte kartën time të kreditit me 68 mijë lekë (sa ç’ishte çmimi), e ngarkoi me 680 mijë lekë. Kjo, sepse në mendjen e saj, 68 mijë lekët e rinj janë të barabartë me 680 mijë lekë të vjetër.  Dhe, pikërisht, këtë shifër shënoi ajo në aparatin e kartës së kreditit. (Sa për kureshtje, për të korrigjuar  gabimin e shitëses, do të më duhej të bëja shumë e shumë telefonata, si dhe nja dy vajtje te dyqani.)

Ky incident më kujtoi se, në fëmijërinë e hershme, më ngacmonte vazhdimisht pyetja se pse kartëmonedha njëlekëshe – më e përdorura nga fëmijët – quhej nga të gjithë dhjetëlekësh. Dhe kur pyesja të mëdhenjtë për këtë gjë, përgjigjja që merrja, me sa mbaj mend, ishte pak a shumë kjo: “Njëlekëshi i ri, para disa vitesh, ka zëvendësuar dhjetëlekëshin e vjetër, por njerëzit vazhdojnë ta quajnë si dikur, dhjetëlekësh”. Dhe kur pyesja, pse kartëmonedhat e vjetra ishin zëvendësuar me të rejat, përgjigjja ishte gjithnjë e paqartë.

Më vonë, kur u rrita, më shkonte ndonjëherë në mendje ta gjeja përgjigjen për këtë pyetjen e dytë, në librat që lexoja në shkollë, por ajo nuk gjendej gjëkund. Dhe erdhi një ditë që s’ia bëra më vetes atë pyetje – si gjithë shqiptarët e tjerë, e quajta të mirëqenë se, në Shqipëri, duhej shumëzuar me 10 çdo çmim apo shifër monetare e cituar në lekë.

Deri në vitin 1991, marifeti i të shumëzuarit me 10, funksiononte për bukuri për mua dhe për gjithë shqiptarët e tjerët. Por, pas liberalizimit të tregut, inflacioni gjigant dhe mungesa e uniformitetit në etiketimin e çmimeve nga tregtarët, filloi të krijonte probleme. Dhe këto probleme ishin të mëdha, sidomos për të huajt që filluan të vizitonin me shumicë Shqipërinë, si dhe për emigrantët që kalonin pushimet në atdhe.

Tani që kanë kaluar mbi 50 vjet, – nga koha kur leku i ri zëvendësoi të vjetrin, – ndoshta ka ardhur dita që një lek fringo i ri, të dalë në qarkullim. Dhe kjo, jo thjesht për të eliminuar konfuzionin e të huajve dhe emigrantëve me dyzimin e çuditshëm të lekut – kostoja e nxjerrjes në qarkullim të një leku fringo të ri, nuk do të justifikohej vetëm me kaq. Arsyeja kryesore për nxjerrjen në qarkullim të një leku fringo të ri, do të ishte lufta kundër ekonomisë kriminale dhe informale.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë, ndodheshin në fund të vitit 2016, jashtë sistemit bankar. Kuptohet jo të gjithë lekët që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, kontribuojnë në ekonominë kriminale dhe informale, por sasia e madhe e tyre, padyshim, përbën një mbulesë të mirë për transaksione të dyshimta. Në këto kushte, emetimi i lekëve fringo të rinj, do të ishte mjet efikas për të futur në banka një pjesë të mirë të kartëmonedhave shqiptare që qarkullojnë jashtë tyre.

Për t’u realizuar ky synim, duhet të caktohet një datë, brenda së cilës të gjithë lekët që janë në qarkullim, duhet të paraqiten për shkëmbim me lekët fringo të rinj, sipas një kursi zyrtar. Do të jetë mirë që, leku fringo i ri, të ankorohet fillimisht tek euroja, – në raportin 1 me 10, – pasi raporti 1 me 1 me euron mund të shkaktojë inflacion artificial (të ngjashëm me atë që u vërejt, fill pas daljes së euros në qarkullim). Kështu, në qoftë se shkëmbimi do të bëhej sipas kursit të sotëm, 1 lek fringo i ri do të shkëmbehej me 13,35 lekë të rinj.

Për shuma mbi një kufi të caktuar, bankat mund të detyrohen me ligj të hapin depozita për klientët që sjellin lekët e vjetër për shkëmbim. Ndërsa për shuma nën atë kufi, mund të japin lekë fringo të rinj (në qoftë se do klienti). Në këtë mënyrë, të gjitha lekët, – të pastër e të pistë, – nga janë e nga s’janë, do të detyrohen të kalojnë nëpër sistemin bankar. Dhe një pjesë e mirë e tyre, ta do mendja se do të mbesin në të.

A do të bënte kjo gjë që t’u zbuloheshin padronët të gjitha parave të pista? Me gjasa, jo. Ata që duan të fshehin lekët që kanë grumbulluar në mënyrë jo të ndershme (me trafiqe ilegale, mita, evazion fiskal, etj.,), ose do t’i shkëmbejnë me valutë, ose do të përdorin të afërm apo miq të tyre për t’i depozituar nëpër banka. Por, sidoqoftë, rëndësi ka që një pjesë e mirë e lekëve që sot qarkullojnë jashtë sistemit bankar, të futen në të. Dhe pas kësaj, do të jetë më i lehtë kontrolli i daljeve të parasë nga ky sistem.

A do të ishte kushtetues një ligj që do t’i detyronte qytetarët të depozitonin lekët e tyre në banka, pas kalimit të një kufiri të caktuar për shkëmbim të drejtpërdrejtë? Kushtetuta nuk ka ndonjë nen që e pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë gjë. Ndërkohë, në legjislacionin shqiptar, ekzistojnë precedentë që kufizojnë qarkullimin e parasë për raste të veçanta. Për shembull, një qytetar nuk mund t’i transferojë paratë nga banka e tij në një bankë jashtë Shqipërisë, në qoftë se shuma është e barasvlershme me mbi 10 mijë dollarë (përveçse kur e ka të justifikuar transferimin).

A do të justifikohej kostoja e prodhimit të kartëmonedhave dhe monedhave të reja, me reduktimin që nxjerrja e lekut fringo të ri, do t’i bënte vlerave monetare që qarkullojnë larg syrit kontrollues të shtetit? Kësaj pyetjeje vlen t’i përgjigjen specialistët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe ata të Bankës së Shqipërisë.

Sa për shqiptarët e thjeshtë dhe sidomos për turistët e huaj, varrosja përfundimtare e fjalëve “lekë të rinj” e “lekë të vjetër” do të ishte më se e mirëpritur…!

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/09/leket-e-vjeter-e-te-rinj-dhe-leket-e-piste-opinion-nga-eduard-zaloshnja-50466/

Next Post
Tërmeti “shkund” Greqinë, panik në vendin fqinj

Çfarë po ndodh, edhe Greqia qëndrore shkundet nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

September 29, 2026
I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

September 29, 2026
Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

September 29, 2026
Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

September 29, 2026
Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com