• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LDK-ja kërkon rinumërimin e votave, dyshime për gabime në plotësimin e formularëve

by Java News
08/10/2019 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur numërimi i votave ka tejkaluar shifrën prej 99%, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, po kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave, në nivel vendi.

Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa është thënë se në një afat lirgjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave.

Në bazë të rezultatit aktual, pas numërimit të mbi 99% të të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.51 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind, pastaj Partia

Demokratike e Kosovës me 21,21 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.58 për qind dhe Lista Serbe me 6.62 për qind.

Por, duke pretenduar se ka disa probleme teknike, PDK dhe LDK po kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se rinumërimi i votave duhet të ndodh për faktin se formularët dhe disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës.

“Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, tha Gashi.

Gashi tha se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar.

Edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar rinumërimin komplet të votave, pasi dyshohet në gabime të ndryshe.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.

“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”, tha Haziri.

Haziri ka shprehur bindjen e tij se edhe nëse ndodh rinumërimi i votave nuk do të ketë ndryshim të rezultatit aktual.

“Nuk presim që do të ketë impakt [ndikim] në rezultat, por do të ketë vetëm legjitimitet të procesit”, tha Haziti.

Kurse, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.

“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi”, ka shkruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike. (rel) /l.m

Next Post
VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur mekaniku nxjerr nga motori i kamionit pitonin 4 m të gjatë

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur mekaniku nxjerr nga motori i kamionit pitonin 4 m të gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në 5 bashki, zyrtarisht në fushatë elektorale/ 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve

Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin: pse e prishi vetë?

October 5, 2026
Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

October 5, 2026
Një punonjëse u infektua me COVID-19, bashkia e Durrësit “mbyll” dyert dhe nis dezinfektimin

Vijon aplikimi i parkimit me pagesë në rrugët dhe sheshet e Durrësit, gjoba deri 20 mijë lekë për automjetet! Zbulohen tarifat

October 5, 2026
“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

October 5, 2026
“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

October 5, 2026
Sulmet kibernetike / Eksperti: Kanë për qëllim destabilizimin, autoritetet duhet të jenë më të pregatitur

“Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve hibride”- AKSK: Dominojnë ato nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si Rusia dhe Kina! 20 incidente

October 5, 2026
Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

October 5, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com