• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin: pse e prishi vetë?

by Ylli Pata
05/10/2026 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Oerd Bylykbashi, personazhi më i besuar i Sali Berishës për reformën elektorale, ka deklaruar se opozita kërkon rikthimin e balotazhit në zgjedhje.

Për ta sqaruar në fjalë të thjeshta; nëse një kandidat në zgjedhje nuk arrin të marrë 50+1% të votave shkon në një raund të dytë, ku më pas fiton kandidati që merr më shumë vota.

Duket teknikalitet, por është thelb, pasi jep më shumë mundësi për zgjedhësit, e për më shumë për ata zgjedhës që nuk janë të ngjitur e indoktrinuar me ideologjitë e grupeve dominantę.

Me balotazh, siç e ka treguar historia fitojnë ata kandidatë që kanë mbështetjen e qendrës, elektoratit gri, apo pjesës që nuk është ideologjikisht i bindur, është shumë i rëndësishëm.

Franca, që është nëna e këtij sistemi po na e tregon jo prej vitesh po dekadash. Të gjithë kandidatët për President të Francës që pas rrëzimit të murit të Berlinit e kanë mbiemrin Le Pen. Në fakt janë babë e bijë. Jean Marie Le Pen dhe Marine Le Pen kanë qenë kandidatët presidencialë të së djathtës konservatore dhe stoike të Francës.

Sado Le Pen-ët janë munduar që të marrin pjesë të elektoratit gri, janë mundur në raundin e dytë gjithmonë. Pasi në këtë raund, zgjidhet në shumë raste jo më e mira e mundshme por e keqja më e vogël.

Shqipëria e ka provuar këtë sistem, qoftë në zgjedhjet parlamentare, qoftë në ato vendore. Në shumë raste(edhe pse pak) kanë fituar kandidatë që nuk i përkasin dy partive të mëdha, apo që janë polarizues. Sipas të gjitha rezultateve historike, po të analizohen një nga një, fituesi zgjidhej gjithmonë si kandidati më racional apo më përbashkues.

Ka qenë Sali Berisha në vitin 2002, pas fitores së Edi Ramës si kryetar i bashkisë së Tiranës që hoqi balotazhin me një reformë zgjedhore me negociatat që bëri me të ndjerin Fatos Nano.

Zgjedhja e një Presidenti të përbashkët si Alfred Moisiu në atë kohë, i shtoi Sali Berishës oreksin, i cili mori të drejtën për të hetuar Fatos Klosin, kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Ramën, e koncensione të tjera.

Por edhe me gjithë këto favore që mori Berisha nuk i mori dot zgjedhjet vendore  të 2003-shit, ku investoi shumë jo vetëm me avokat Ngjelën por edhe me makinën e tij politike. Natyrisht ka qenë më i qarti sepse kush merr Tiranën, ka edhe do të ketë Shqipërinë.

I mërzitur nga dështimi i rrëzimit të Edi Ramës në 2003-shin, të cilin e kishte makth sa çoi njerëz ta mbysnin me levë në kokë, shpiku një diabolizëm të ri, duke i shpërlarë trutë edhe ambasadorit të asaj kohe të OSBE, finlandezit Osmo Liponen. Të cilit Marti Ahtisari i kërkonte që të mbante në vëzhgim politikën shqiptare që të mos dilte kush kundër planit që ai dhe amerikanët po hartonin për Kosovën.

Sali Berisha, si një profesionist në këtë zanat e kuptoi dhe tentoi të përfitoi, por veproi si i babëzitur. Reforma e vitit 2001 e quajtura Islami-Gjanaj, hoqi balortazhin nga sistemi elektoral, pasi siç dukej Berisha kishte një pakt të hershëm me Ilir Metën se në përballjen e dy kandidatëve në një zonë, do të kishte rëndësi përçarja apo shizma politike. Gjë që ndodhi në vitin 2005.

Duhet të kujtojmë se atëherë zgjedhjet e deputetëve bëheshin direkt me kandidatë. Në 2005, PD dhe Sali Berisha përfitoi nga heqja e balotazhit, por më vonë u fundos keqas, siç ishte fundosur pas 22 marsit 1992. Është pikërisht ky kompleks që ka mbetur në mendjen e tij që më pas e bëri çorap sistemin në vend.

Sistemi me dy turne alla francez është më i avancuar se ai në SHBA e Britaninë e Madhe me një turn, ku polarizohet vota dhe humbin të gjithë kandidatët e moderuar apo të pjesës tjetër ta quajmë. Balotazhi jep mundësi për koalicion të dytë.

Edhe pse me vonesë, ky zgjim i PD-së është një hap pozitiv, edhe pse më shumë se kaq çdo të humbë!

Next Post
Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

Tensionohet situata para Kuvendit të Kosovës, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese, Haxhiu apel për qetësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com