Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur aplikimi i parkimit me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të Durrësit.
Në zonat A dhe B, pagesa aplikohet nga ora 08:00 deri në 16:00.
Tarifimi përfshin edhe tre sheshe publike: “Jorgji Ziu”, pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” dhe pranë shëtitores “Taulantia”. Në këto pika pagesa kryhet vetëm me kartë bankare.
Drejtori i Policisë Bashkiake, Flamur Gjuzi, deklaroi se nisma është pritur me mirëkuptim, ndërsa paralajmëroi gjoba deri në 20 mijë lekë për automjetet e lëna prej kohësh në rrugë.
Në fund të muajit, Policia Bashkiake pritet të pajiset me karrotrec për largimin e mjeteve të braktisura. Në Durrës numërohen mbi 500 automjete të tilla.











