• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend/ Deputeti i Lushnjës, Korreshi: Fukarallëku ka dalë me gërnetë dhe def. Lopët po…!

by Java News
09/11/2022 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka folur ashpër sot për projektbuxhetin e 2023. Ai tha se biznesi është në ditën më të zezë, duke u ndalur dhe te rritja e akcizës së birrës.

Korreshi: Sot me këtë buxhet është dita më e zezë e fukarallëkut. Fukarrallëku ka dalë si ata me gërrnet dhe def që dali nderë më derë dhe kërkojnë lekë.

Tha kolegia e nderuar që buxheti nuk është thjesht shifër. Jo. Tobestrafkullah buxheti të jetë me shifra, buxheti qenka vetëm politikë. Dakord, atëherë ne po bëjmë politikë. E di si është buxheti juaj, si do t’i lërë shqiptarët këtë vit? Lakuriq me duar në xhep. Kjo do ndodhë me gjithë shqiptarët. Sepse ju gënjeni. Mund të thoni se keni rritur 5 mijë lekë rrogë, ndërkohë që keni rritur vetëm bukën me 500 lekë, pa marrë asnjë produkt tjetër. E di sa janë rrogat në Lushnjë, minimalet nuk i kalojnë 250 mijë lekë të vjetra. Sfidoj gjithsecilin nga ju të marrë një 250 mijë lekëshe ta mbajë në xhep vetëm të hënën dhe të martën se gjithë muajin nuk besoj. Po të vesh të mbash dhe fëmijët, po të kesh një fëmijë në shkollë të lartë, ta sjellësh me qira në Tiranë. Do 700-800 mijë lekë vetëm konvikti, mencat jo e jo. Ju doni të hyni në Europë me çmimet më të shtrenjta në Europa dhe rrogat më mizerabël.

Ju thoni biznesi, po bëjmë namin, dilni bëni fotografi. Ça biznesi, kostot e biznesit janë trefishuar me këtë energjinë elektrike se ju keni hallin e luftës, t’ia zgjasim apo të mos ia zgjasim Putinit. Biznesi është në ditën e tij më të zezë. Biznesi nuk po gjen punëtore sepse rrogat janë mizerabël, sigurimet ia keni çuar 170 mijë lekë mujore. Në të shumtën e rasteve njerëzit nuk i paguajnë se kanë frikë, më ngelet 50 mijë lekë më shumë nga rroga, të ha bukë. Profesioneve të lira prapë po ia ngulni nga një taksë tjetër, duan dhe ata të shkretët. Ua rrisni avokatëve, përmbaruesve, do iu kalojë njerëzve. Kostot po i rrisni për çdo profesion të lirë. I thoni mbahet gjithë Shqipëria nga biznesi i vogël. Shit njëri kafe dhe merr oriz. Cili është ai biznesi i vogël që përveç të ngrënit bukë vë dy lekë sot mënjanë. Asnjë. Ne atij biznesit të vogël, që ka një dyqan, ia heqim parkingun, që të mos shkojë te ai, por te të mëdhenjtë. Sa të mbajë frymën.

Thoni për moshën e tretë po ndihmojmë, 2 mijë lekë, 3 byrekë. Thatë 1 mld, sa ta marrë vesh ai ka ikur vota. Arsimi, ku janë investimet. Sa degë janë mbyllur të arsimit të lartë. Ne harrojmë t’i kreditojmë universitetet tona, harrojmë që t’i marrim ndonjë lekë.

 

 

Ikin studentët sepse të gjitha vendet e Europës investojnë te studenti. Marrin bursë dhe ushqim falas me 2 euro vakti. Në Shqipëri me 2 euro as sufllaqe nuk hanë dot.

Se ne në Shqipëri jemi përtej Europës, flasim dhe kemi komente dhe e kemi mendjen te porti i Durrësit. Posi 2 miliardë, firma më e madhe do ndërtojë portin e Durrësit, pastaj shkojmë në Kajman, pastaj shkon në Arabinë Saudite, vjen në Shqipëri, partneritet me shtetin shqiptar. Dini gjë ju andej nga Durrësi se mos ka për të vjedhur ndonjë gjë? Për të kaluar te bujqësia që ne na djeg aq shumë. Plehrat kimikë vetëm në 2 vitet e fundit janë rritur 700%, nga 37 mijë lekë në 100 e ca mijë lekë. I gjithë malli vjen rifuggio. Ia fusim gjumit ne. Po të hapim një thes jam i bindur që nuk ia ka elementët kimikë. Po as kilet nuk i ka. Kuintali është 95 kile. kështu ndodh, rifuggio. Siç ndodh me qumështin, atje subvencionohet, te ne jo. Normalisht tërë firmat e Lushnjës, gjithë tregtarët do e marrin nga Serbia. Ndodh me birrën. Birra shqiptare del me 79 lekë, vjen nga rajoni këtu, nga vendet ngjitur Kosova dhe Maqedonia me 59. Si ka mundësi akciza këtu më e lartë dhe ata nuk paskan asnjë lloj ndalimi.

Tani po kalojnë lopët me njeri-tjetrin fermerët e shkretë. Se i do qeveria me 10 lopë. Na doli me 390 lekë qumështi. As bidoni i ujit nuk është aq. E ju thoni të rrijë populli këtu. Do rrisim ne numrin…ça numri do rrisni, njerëzit po ikin.

Vaji i ullirit sa vaji i lulediellit. Po shtypim ullinj. Për Lushnjën asnjë cent, keni bërë vetëm një ujësjellës. Për spitalin 40 mln lekë të reja për një aparaturë./m.j

Next Post
Problemet e klimës kërkojnë angazhim konkret të vendeve të zhvilluara

Problemet e klimës kërkojnë angazhim konkret të vendeve të zhvilluara

Comments 1

  1. byca says:
    4 years ago

    O tr hycte gerneta ne bythe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In