• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush po ofron armë për Ukrainën dhe çfarë llojesh?

by A R
24/04/2022 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda. Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato.

Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Prandaj qeveria ukrainase kërkon me kaq këmbëngulje pajisjen me armë të rënda të forcave të saj ushtarake. Këtu bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës. Ndërkohë gati të gjitha shtetet e NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s. Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime. Një sërë vendesh të NATO-s kanë bërë të ditura, se do të dërgojnë armë të rënda. Për shkak të sekretit ushtarak shumë detaje nuk bëhen publike. Por disa informacione kanë rrjedhur.

Çekia

Qeveria e Pragës ishte ndër të parat që premtoi furnizime me armë për Ukrainën. Që në janar me marshimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, Çekia ofroi municion luftarak dhe granata tankesh që përshtateshin me sistemet sovjetike të armëve që shumë ish-vende të Traktatit të Varshavës i kanë ende në arsenalet e tyre. Me gjasë, Çekia është vendi i parë që i ka dhënë Ukrainës tanke po nga rezervat sovjetike. Dhe jo vetëm tipin mbrojtës BMP, por edhe tanke luftarake të tipit T-72. Të dyja këto ushtria ukrainase i ka pasur në përdorim.

Polonia

Edhe Polonia ka kontribuar para luftës për modernizimin e ushtrisë ukrainase dhe ka ofruar sisteme armësh ruse të zhvilluara më tej së bashku me municione. Propozimi i Polonisë në fillim të marsit që të dërgohen avionë ushtaraë të tipit MiG29 u frenua nga partnerët e tjerë të NATO-s. Në fillim të prillit Varshava solli një propozim tjetër, stacionimin e armëve atomike në vend. Tani ky vend ka premtuar edhe armë të rënda, por nuk jep detaje për këtë.

Sllovenia

Edhe ky vend është i gatshëm të japë tanke nga rezervat sovjetike. Si kompensim Gjermania ka ofruar tanke mbrojtës dhe përgjimi të tipit Marder dhe Luchs. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, Sllovenia kërkon modele moderne pasuese, Puma dhe Boxer si edhe zëvendësimin e tankeve luftarake me tankun gjerman Leopard 2.

Turqia

Turqia i ka shitur Ukrainës në vitet e kaluara të paktën 20 avionë luftarakë dhe përgjues të tipit Bayraktar TB2. Këto furnizime nuk janë të lidhura me sulmin rus, sepse janë ofruar më parë, por realisht ato janë armët e vetme sulmuese të ofruar nga vende të NATO-s, të cilat Ukraina i ka vënë në përdorim.

Gjermania

Qeveria gjermane nuk do të dërgojë armë të rënda në Ukrainë. Në vend të kësaj ajo i ofron Kievit tanke mbrojtës, granata, drone, pajisje mbrojtëse dhe municion nga rezervat e industrisë. Në ofertë si arma më e rëndë janë 12 granatahedhëse të kalibrit 120 mm deri në një distancë 7.5 km.

Shtete të tjera të NATO-s

Ndërkohë që Italia dhe Franca gati nuk bëjnë aspak publike furnizime me armë për Ukrainën, vende të tjera të NATO-s ka bërë të ditura zyrtarisht dërgimin e armëve të rënda, mes tyre Belgjika, Norvegjia, Kanadaja. Më konkretisht është shprehur kryeministri, Boris Johnson, që përmendi dërgimin e raketave që mund të sulmojnë në det, dhe kryeministri holandez, Mark Rutte që bëri fjalë për dërgimin e tankeve.

SHBA

Deri më tani SHBA ka dhënë kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase. Rreth 2,5 miliardë dollarë ka miratuar Uashingtoni që nga fillimi i luftës. Kështu ushtria ukrainase me raketat antitank, Javelin ka shkatërruar një sërë tankesh rusë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur dërgimin sa më shpejt të 18 pajisjeve të artilerisë së rëndë me 40.000 pjesë municioni, 300 automjete të blinduara, 11 helikopterë transportues MI-17 si edhe armë të tjera. Një pjesë e furnizimeve ushtarake ka mbërritur ndërkohë. Presidentin Biden ka premtuar ndihma të tjera.

Bashkimi Europian

BE ka miratuar që nga fillimi i luftës 1,5 miliardë euro të ashtuquajturat opcionet e paqes, nga të cilat shtetet anëtare mund të blejnë për Ukrainën “pajisje mbrojtëse, paketa të ndihmës së parë, karburante, si dhe pajisje ushtarake dhe platforma me të cilat për qëllime mbrojtëse mund të përdoret dhunë vdekjeprurëse”. Por me këto fonde nuk lejohet të financohen armë të rënda, siç duan tani shumë vende të NATO-s.

Deri tani jo furnizime me avionë luftarakë

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri të ditur këtë javë, se Ukraina ka marrë edhe avionë luftarakë të tipit MiG- 29 nga ish-vende të paktit të Varshavës. Këtë pohim Kirby e ka tërhequr ndërkohë. Kanë qenë vetëm pjesë këmbimi, me të cilat avionët mund të rivihen në punë. Në të njëjtën kohë vazhdon debati, nëse armë të tilla MiG-29 do duhet të furnizohen nga Polonia, Bullgaria apo Rumania. Pilotët ukrainas e njohin këtë tip avioni dhe mund ta përdorin atë, ndryshe nga avionët perëndimorë, ku kanë nevojë për trajnim të veçantë./ DW

Next Post
Atentat në Shijak/ Qëllohet me armë në drejtim të djalit të një efektivi policie (EMRI)

Konflikti për pronat, plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar. Policia arreston autorin

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Dhe këto armë zjarri nuk i jepen falas Ukrainës.Sto shiten nga ShBA NATO Bashkimi evropian,Ursula Von der Lain të cilët janë tregtarët më të mëdhenj të tyre.Harrova Britaninë e Madhe të Boris idiot Xhonson.Këto armë nuk dihet se ku shkojnë dhe mund të ndodhë si në Afganistan ku armët e artilerisë së rëndë.dhe miliona armë zjarri i rrëmbyen Xhihadistët me të cilat i morën pushtetin amerikanëve dhe NATO s

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In