• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

by Artur Ajazi
30/09/2026 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Po flitet shumë sot, sidomos opozita e shkërmoqur, se “u cenua siguria kombëtare, u shkatërrua SHISH, u ekspozuan të dhënat e shqiptareve”.

Plot fjalime dhe mallkime nga Sali Berisha, i cili mbetet shkatërruesi kryesor i shërbimit sekret në Shqipëri. Ishte viti 1992, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet me “çekun e bardhë” me “premtime imagjinare dhe bombastike”, aq sa shumica e shqiptareve thonin se “ja tani mbaruan vuajtjet tona, na erdhi në pushtet partia e bollëkut dhe mbarësive”.

Por shumë shpejt do të zhgënjeheshin, kur me një urdhër të posaçëm dhe “top-sekret” të Sali Berishës, Brenda 24 orëve u flakën në rrugë 2400 punonjësit e shkolluar, agjentë të llojeve të ndryshe, të cilët kishin ngritur një rrjet të përsosur informatorësh brenda dhe jashtë vendit, që siguronin materiale të bollshme për sigurinë kombëtare. Nuk po flas për ata “sigurimsa” që merreshin me përgjimet e qytetareve, por për ata djem të shkolluar që kryenin detyra aq të vështira në profile të ndryshe në shërbimin sekret.

Shkatërrimi i çdo linje dhe strukture të ngritur nga ish-specialistët e shkolluar edhe jashtë shtetit, ishte goditja më fatale ndaj shërbimit sekret. Brenda 60 ditëve, ata u zëvendësuan me mediokër me 8 klasë, militantë të PD, arsimtarë pa lidhje fare me shërbimin sekret. Mjafton të përmendim se, edhe shefi i SHIK-ut, ishte mësues matematik-fizike. Sali Berisha e kishte mision shkatërrimin jo vetëm të ekonomisë, por edhe të ushtrisë, policisë dhe veçanërisht të shërbimit sekret.  Nën moton “të largojmë sigurimsat nga SHIK-u, Berisha në fakt po kryente spastrimet e duhura, sipas një plani dhe misioni të servirur nga padronët e tij.

Shkatërrimi  shërbimit sekret, i zbuluesve dhe kundërzbuluesve, ndërprerja e çdo linje dhe lidhjeje me informatorët tanë jashtë vendit, ishte fatale. Trazirat dhe drama e vitit 1997, ku u shkatërrua shteti brenda  24 orëve, ishte pikërisht pasojë e shkatërrimit të shërbimit sekret. Agjentët e SHIK-ut, 50 për qind arsimtarë dhe 50 për qind mediokër të zbritur nga malet dhe katundet e Shqipërisë, nuk e kishin idenë fare dhe nuk kishin arritur të merrnin asnjë informacion lidhur me situatën e krijuar. Ata fatzinj, i përdori Berisha për të shtypur protestat në Vlorë, Fier, Berat, Kavaje, Cërrik, dhe kudo, nga ku shumica e tyre humbën jetën nga padituria.

Viti i zi 1997, ishte treguesi më i qartë, se ku ishte katandisur shteti prej letre i Berishës. Ishte dëshmia më e gjallë, se si katandisen fatet e shtetit dhe kombit, kur pushteti bien e duart e pocaqive, dhe analfabeteve. Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke mos përjashtuar zbatuesit e urdhrave të tij, mbeten mëkatarët e pandëshkuar nga ligji dhe drejtësia,  lidhur me shkatërrimin e Shqipërisë,  dhe ku natyrisht shkatërrimi i shërbimit sekret, mbetet krimi më madh i tyre. Nuk është fjala këtu “për të mbrojtur Sigurimin e Shtetit”.

Po flasim për shërbimin real sekret, të Shqipërisë, që  e ka detyrim ligjor  sigurinë kombëtare.

Next Post
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com