• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur Kryemadhi del në TV, studiot ngjajnë si parukeri”

by A R
29/10/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një periudhe të gjatë në hije, Monika Kryemadhi është sot në kulmin e protagonizmit politik. Si drejtuese e një partie që ra krejt pamendueshëm në opozitë, e lindur për të qenë e kapur me çdo mënyrë pas pushteteve, nga çdo kahje të ishin ato, ajo po reflekton më shumë sesa shpirtin opozitar, nervozitetin e dështimit të një skeme të ndërtuar me kujdes në funksion të mbijetesës së fuqishme politike, e po ashtu humbjen në pokerin politik në lojë me Edi Ramën.

Së fundi, znj. Kryemadhi është familjarizuar me studiot televizive si një denoncuese e ashpër e paudhësive të Ramës, ku veçon ajo me çështjen “Tahiri”, më të urryerin e LSI-së.

Por nëse e heq figurën dhe e fsheh identitetin e saj, duke i ofruar publikut vetëm ligjërimin, nga ajo çfarë thotë kryetarja e një partie nuk do kishte asnjë dallim nga ajo çfarë thotë një grua e zakonshme në një ambient parukerie në një bisedë për shtatë palë qejfe me të tjera si ajo rreth saj: fjali të ndërtuara pa kujdes, parazitizëm i frikshëm gjuhësor, mungesë ulëritëse inteligjence.

Siç dhe në ligjërimin e PD-së, edhe LSI ofron një model shtampë akuzash karshi qeverisë, ku gjithsej janë tre a katër fjali me një numër të kufizuar fjalësh, që as vendet nuk i ndërrojnë sa për freski dhe variacion. Dhe në këtë situatë, i takon gazetarisë, që dhe për hir të nderit të vet për të mos qenë tel bakri, t’i qaset pak më me vetëvlerësim përballjeve me znj.Kryemadhi në çdo rast të mundshëm. Mjaft të dijë të pyesë.

Prova e parë u dha të enjten në Opinion, ku pas akuzës supershtampë se “Rama është koka e krimit”, pyetjeve këmbëngulëse të Fevziut se me mbi ç’prova konkrete e bazonte, gruaja në krye të LSI-së e kapur në befasi iu përgjigj me një lloj gëk-mëku në formimfjali të atypëratyshme, që ishin njëherësh shmangie nga dhënia e përgjigjes për çka u pyet.

Por për çfarë duhet të pyetet znj.Kryemadhi, gjë që për keqardhje nuk ka ndodhur deri më sot nga pjesa telbakri e gazetarisë?

Ajo duhet të pyetet fillimisht mbi Habilin e partisë së saj, Balilin. Ky i fundit, i emëruar drejtor institucioni nga LSI, është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, e prej afro dy vitesh është në kërkim edhe ndërkombëtar. Është krejt e logjikshme që znj. Kryemadhi të pyetet, veç të tjerash në lidhje me këtë personazh, edhe mbi atë nëse po bën përpjekje për ta gjetur dhe dorëzuar drejtësisë. Kjo pasi edhe dega e LSI-së në Delvinë, drejtohet nga Balilajt. Pra, është një lidhje e drejtpërdrejtë mes tyre, pa qenë nevoja as për përgjime e as për hetime. Është rast sui generis i një raporti të kulluar mes politikës dhe të ashtëquajturës botë të krimit.

Duhet të pyetet gjithashtu se ç’modele mirëmenaxhuese institucionale mund të ofrojë LSI pas 8 vitesh në aleancë qeverisëse.

Një pyetje e ngjashme mund të jetë dhe mbi figurat e saj në nivele të ndryshme pushteti, se cilët janë ata që ofrojnë modele suksesi, duke qenë pra lësëistë.

Mund të pyetet dhe mbi faktin se si është mundur që, edhe pas rënies nga pushteti e ndarjes me Ramën, shumë kontigjente të saj vijojnë ende punën, ose më saktë rrogëmarrjen në aministratë, ndërkohë që ideali politik anti-qeveri i partisë së tyre do duhet t’i bënte të largoheshin vetë, për të mos u përzierë me krimin.

Kaq do mjaftonte, që më e pakta, studiot gazetareske të mos ngjanin si parukeri, kur aty ftohet të flasë znj. Kryemadhi. /tesheshi.com/

Next Post
Surprizon NASA: Një trup i ri ka hyrë në sistemin tonë diellor

Surprizon NASA: Një trup i ri ka hyrë në sistemin tonë diellor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com