• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kujtim për një punëtor të palodhur të shqipes, si prof. Kostallari

(In memoriam)

by Java News
07/11/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. as. dr. Kujtim Kapllani

Akademiku Androkli Kostallari – publicist, gojëtar, gjuhëtar mendjendritur dhe organizator i shkëlqyer i punës kërkimore në Institutin e Shkencave, në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë dhe në Akademinë e Shkencave – lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit dhe ndërroi jetë më 23 mars 1992 në Tiranë.

Profesor Kostallari, pa dyshim, është ndër intelektualët shqiptarë më të kulturuar të shekullit XX dhe të fillimit të shekullit XXI, ndër dijetarët më të denjë të radhitet ndërmjet gjenijve Sami Frashëri dhe Hoxhë Tahsimi. Për ta perifrazuar atë, mund të vërejmë se fizionomia e një personaliteti shkencor përcaktohet nga idetë që e frymëzojnë, nga qëndrimet e tij kohësore dhe të largëta, nga mënyra se si i vë në jetë këto qëllime e nga shkalla e trajtimit shkencor të problemeve.

Ai ideoi, projektoi dhe udhëhoqi veprimtarinë shkencore të gjuhësisë, të letërsisë, të historisë, të folklorit letrar e muzikor, të krijimtarisë popullore në fusha të ndryshme; të arkeologjisë, të etnografisë etj. Punonjësit e tyre krijuan një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në të gjithë Shqipërinë, të cilët qëmtonin me vëmendje të dhëna nga kultura dhe trashëgimia popullore, duke mundësuar që në një periudhë të shkurtër të krijoheshin Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Krijimtarisë Popullore, Instituti i Folklorit, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, Qendra e Kërkimeve Gjeografike etj. si insitucione me autoritet shkencor brenda dhe jashtë vendit.

Me kryet gjithmonë mbi re, ai vështronte vetëm dritë dhe diell!!! Çdo mungesë vëmendjeje ndaj veprës së tij përbën krim për kulturën kombëtare dhe genin krijues të njerëzimit!

Vepra shkencore kolektive, pra si bashkautor a redaktor përgjegjës i rreth 40 fjalorëve shpjegues e terminologjikë, i fjalorëve dy-e më shumë- gjuhësh; arrin rreth 40-50 mijë faqe.

Interesimi i tij përqendrohet kryekreje në dy fronte shkencore: në studimin e gjuhës letrare, në një anë; dhe, në anë tjetër, gjurmon mënyrat më produktive dhe më të gjalla të pasurimit të leksikut të shqipes së folur e të shkruar dhe të zhvillimit të sistemit të saj fjalëformues e gramatikor. Ai heton me përgjegjësi të vetëdijshme studimin e formanteve të kompozimit të fjalëve në shqipen – të lënë anash nga studiues albanologë.

Krijimtaria shkencore tërësisht vetjake është përmbledhur në 5 vëllime. Për herë të parë (në vitin 1959) ai e trajtoi gjuhën si sistem dhe gjuhën letrare si sistem sistemesh. Ky ndryshim është si ai ndërmjet neandertalit dhe homo sapiens-it në shkencat e natyrës. Gjuhës letrare kombëtare i kushtoi frymëzimin e tij, dijenitë e tij, kohën dhe jetën e tij!

  1. Kostallari, E. Çabej, M. Domi dhe E. Lafe hartuan Projektin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1967. Në projektet e deriatëhershme trajtoheshin kategoritë e ndryshme gramatikore – në fund të secilës edhe drejtshkrimi i tyre. Kostallari ka këmbëngulur me të drejtë dhe drejtshkrimi është trajtuar së njësi tërësore e gjuhës shqipe. Projekti u studiua dhe u diskutua në të gjitha institucuionet shkencore dhe kulturore në Shqipëri e në trojet kompakte shqipfolëse. Me Kongresin e Drejtshkrimit, me Kartotekën e Leksikut të Shqipes dhe Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe u hodhën themelet e pazhbëshmërisë së kombit shqiptar.

Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të Kostallarit janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve dhe onomastika; ku shquhet specialisti i rrallë jo vetëm i fjalëformimit e analizave leksikologjike, por edhe leksikografi i dorës së parë. Befason që student në Moskë, si bashkautor i një fjalori të vogël shqip-rusisht, si autor i një shkrimi për problemet themelore të gjuhësisë shqiptare dhe si redaktor i “Fjalorit rusisht-shqip” me 25 mijë fjalë (1954).

Me shkrimet për “Fjalorin e gjuhës shqipe” , “Parimet për hartimin e fjalorit shpjegues të gjuhës së sotme shqipe” dhe një numër studimesh të tjera u përpunua teoria e leksikografisë shqiptare. Kështu mundën të hartohen fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe (1980, 1984, 2002, 2006).

Punimet “Rreth studimeve onomastike në lëmin e shqipes”, “Eposi  heroik shqiptar dhe  vlerat e tij gjuhësore” e studimet letrare me shumë prurje vetjake – “Figura e Skënderbeut në letërsinë botërore”, “Një vepër e panjohur poetike e Franc Nopçës” do të mbeten të patejkaluara për disa dhjetëvjeçarë. Vendin e Heroit Kombëtar në letërsinë botërore e argumenton duke e parë Skënderbeun si flamurtar të lirisë. Figura e tij do të rrojë si figurë historike dhe si figurë letrare, përderisa në botë të ketë “popuj që luftojnë për të fituar e për të mbrojtur lirinë kundër grabitësve të saj”.

Studimi për një vëllim me vjersha të F. Nopçës, zbuluar prej vetë prof. A. Kostallarit në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës; përbën një punë të mirëfilltë filologjike për këtë vëllim në dorëshkrim. Arrin në përfundimin se autori i tij “është dijetari i mirënjohur hungarez Ferenc (Franz) Nopsca”.

Ndikimin e gjuhës turke në leksikun e shqipes e kanë trajtuar shumë autorë të huaj. Në dy shkrime të kësaj përmbledhjeje, pas një vështrimi historik të depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe, Kostallari vëren numrin dhe fushat e jetës ku kishin depërtuar ato, duke arritur në përfundimin se rreth tri të katërtat e tyre lidhen kryesisht me jetën qytetëse, ku ndihej i fortë ndikimi i kulturës dhe i fesë islame, i administratës civile e ushtarake osmane. Prandaj, me shembjen e sundimit otoman, pesha e turqizmave, që kishin rrezikuar t’i zinin frymën gjuhës shqipe, erdhi duke u pakësuar me shpejtësi. Përkundër mendimeve se mënjanimi i turqizmave e ka varfëruar shqipen, ai argumenton se leksiku i saj ka ardhur duke u pasuruar.

Një cikël më vete formojnë studimet për gjuhën e autorëve të vjetër, si Matrënga e Bogdani; krahas studimeve kushtuar J. De Radës, Xhuvanit, Çabejt e Ali Hadrit.

Vërtet çudi që kjo pasuri kombëtare, e daktilografuar për t’u botuar në dy vëllime që në gjallje të autorit, nuk dihet ende ku përfundoi!!! Prandaj puna për ta mbledhur, sistemuar e paraqitur për botim përbënte një sfidë më vete. Për 5 vjet në Bibliotekën Kombëtare skedova, fotokopjova, klasifikova dhe radhita gjithçka nga viti 1945 deri në vitin 1999. Nga e bija, z. Irinë, mora edhe 13-14 dosje të davaritura të profesorit. Krijimtaria u klasifikua në tre zëra: në fushën e gjuhës letrare kombëtare, për leksikun e fjalëformimin dhe çështje të filologjisë shqiptare.

Prof. dr. R. Memushaj mori përsipër redaktimin; kurse profesorët E. Lafe dhe Q. Murati recensat. Ndërkaq përfundova monografinë për prof. Kostallarin, mblodha dhe radhita nekrologjitë e gjithë shkrimet për të dhe iu drejtova njerëzve më në zë të shpreheshin për krijimtarinë e prof. Kostallarit. Iu drejtova sërish prof. Memushajt: ”Merre dhe gjej ku e ka syrin pleshti!”. Kjo punë është kryer nën recensën e përditshme të profesorëve Xh. Lloshi dhe E. Lafe.

Me prof. Memushajn në vitin 2018 botuam edhe vëllimin VI, ku përfshihen leksionet për gjuhësinë e përgjithshme, për leksikun e fjalëformimin dhe për gjuhën letrare kombëtare. Në të gjitha universitetet shqiptare i japin leksionet e tij, por thuajse askush nuk ia përmend emrin!

Kjo punë 13-vjeçare u ideua dhe u përfundua nga qëllime fisnike, pra tërësisht falas; nga të gjithë studiuesit – për të mos pasur një tjetër HUMBËS TË MADH në Ballkan.

Mirënjohje deri në frymën e fundit profesorëve R. Memushaj, E. Lafe, Q. Murati e Xh. Lloshi; pa talentin e të cilëve kjo vepër nuk do të arrinte nivelin që meriton.

Mirënjohje edhe atyre që bashkëpun për vëllimin V, sepse i besuan projektit tim dhe e pasuruan atë; duke filluar me akademik R. Qosja e prof. A. Vinca në Prishtinë, akademikët A. Puto e L. Omari në Tiranë; profesorët A. Belushi në Itali e R. Përnaska (Doctuer d’État) në Paris etj.

Mirënjohje për Këshillin Botues dhe akademikun M. Korkuti, që e vlerësuan me objektivitet shkencor botimin e veprës së akademikut A. Kostallari.

Të dashur studiues! Dikush mund të blejë gjithçka, por nderin dhe jetën nuk i ble dot! Dikush mund të bëjë për vete djalin a vajzën më të këndshme të globit, por dashurinë nuk e ble dot! Dikush mund të ndërtojë a blejë shtëpinë më luksoze, por qetësinë nuk e ble dot! Këtë e bën vetëm dashuria e respekti për të bukurën, të madhërishmen; siç bënë kolegët e mi – profesorët e nderuar, që redaktuan e recensuan veprën madhore të prof. Kostallarit! Siç bënë bashkautorët e vëllimit V, të cilët e pasuruan dhe i dhanë përmasa madhore idesh veprës së papërsëritshme të akademikut A. Kostallari.

Të nderuar miq, kjo që ka bërë ky grup studiuesish për prof. Kostallarin është shumë pak, po të kemi parasysh se ai 20-vjeçar u radhit me armë në radhët e Luftës Kundërfashiste për Çlirimin Kombëtar e deri sa vdiq luftoi për të lartësuar emrin e shkencës dhe të kulturës shqiptare. Bashkëshortja, e ndiera Evgjeni Kostallari- rusja e talentuar- që në vitin 1954 punoi profesoreshë në Shkencat e Natyrës dhe më pas në Institutin e Tokave; Irina prej dy vjetësh ka dalë në pension; djali i tyre, Ardiani, para se të shkonte në Paris e, më pas, në SHBA si profesor i gjuhës angleze, ka punuar pedagog 4-5 vjet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (UT). Pra, bëhen 140 vjet punë, ku përfshihen edhe pagesat për një banesë, të cilën shumë prej nesh e kemi përvetësuar me pagesë simbolike. Por një ditë të errët korriku të vitit 2010 shtëpisë së akademikut i doli pronari dhe doli në rrugë biblioteka e tij e famshme, bashkë më Irinën!

Një dëshirë e të ndierit prof. A. Belushit (83-vjeçar), prift katolik me ritet greko-bizantine – në Frashineto, Itali e Jugut: më kërkonte t’i njoftoja ditën kur do të përurohej vepra e prof. Kostallarit, se do të shkonte në të gjitha katundet arbëreshe të mblidhte lule dhe “do të kumbisej në varrin e A. Kostallarit”! Kostallari e kishte ftuar në Kongresin e Drejtshkrimit dhe, pasi kishte marrë miratimin, i kishte dërguar biletën.

Si autoritet me formim brilant shkencordhe për arritje të dorës së parë është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, dy herë me “Çmimin e Republikës” të klasit të parë; “Mësues i Popullit» ; “Doctor honoris causa” në shkencat filologjike dhe “Magjistër i arteve të lira” i Universitetit të Goteborgut (Suedi) për punën e tij në fushën e gjuhësisë, sidomos, të teorisë së gjuhës letrare – çmimi i parë në historinë e personaliteteve shqiptare! Ka qenë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i presidiumit të saj.

Më 1960 e zgjodhën anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (CIOS). Më 1963 u zgjodh anëtar i Komitetit të Organizatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore (AIESEE). Më 1974 profesorët H. Inalçik (turk) dhe Konduraqi (rumun); e propozuan për kryetar të këtij Komiteti; por nga ndërprerja e marrëdhënieve me disa vende; Ministria e Jashtme dhe Akademia gjetën një përgjigje për ta shmangur! Kështu ai mbeti anëtar i Byrosë e, për disa vjet, nënkryetar i tij. Ishte anëtar i redaksisë së “Atlasit të Gjuhëve të Europës”.

 

 

 

Next Post
E trishtë! Vogëlushja shqiptare i qëndronte pranë nënës së vdekur, mendonte se ishte në gjumë

E trishtë! Vogëlushja shqiptare i qëndronte pranë nënës së vdekur, mendonte se ishte në gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

April 23, 2026
Lajm i mirë për gjithë shqiptarët/ Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa “green pass”

Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni arrijnë 3.8 milionë euro në vitin 2025

April 23, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

VIDEO / Rama ndan pamjet nga takimi me shqiptarët në Greqisë: Rrethim i befasishëm!

April 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mjeshtër të marrëveshjeve apo mjeshtër të pazareve?

April 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

April 23, 2026
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin

April 23, 2026
Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

Kuvendi në seancë plenare/ Nga interpelancat me tre ministra, te paketa e ligjeve për shërbimet dhe arsimin

April 23, 2026
Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In