• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ferri” për emigrantët latinë të deportuar nga SHBA, mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës

by A R
23/04/2026 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 15 migrantësh dhe azilkërkuesish nga Amerika e Jugut, të deportuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara drejt Republikës Demokratike të Kongos (DRK), po përballen me presion për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës, pavarësisht rreziqeve serioze që thonë se i presin atje.

Sipas dëshmive të disa grave nga Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori për agjencinë Reuters, atyre nuk u janë ofruar alternativa reale përveç rikthimit në vendet nga kanë ikur.

Një grua 29-vjeçare nga Kolumbia, e cila kërkoi të mbetet anonime për arsye sigurie, deklaroi se ndihet e detyruar të pranojë kthimin, edhe pse ka frikë për jetën e saj. Ajo kishte aplikuar për azil në SHBA pasi kishte përjetuar rrëmbim dhe tortura nga një grup i armatosur, si dhe dhunë nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte oficer policie. Një gjykatës amerikan kishte vendosur më herët se ajo rrezikonte torture, nëse kthehej në Kolumbi.

Deportimi i këtij grupi drejt RDK-së është pjesë e një marrëveshjeje të diskutueshme për deportime në vende të treta, e zbatuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump gjatë mandatit të tij të dytë. Kjo politikë synon të kufizojë imigracionin dhe të largojë edhe ata migrantë që ndodhen në SHBA me status të rregullt ligjor.

Një tjetër grua kolumbiane, e identifikuar si Gabriela, tha për AFP se ajo mësoi vetëm një ditë para nisjes se do të dërgohej në Kongo. Gjatë udhëtimit 27-orësh, migrantët ishin të prangosur në duar dhe këmbë. “Nuk doja të shkoja në Kongo. Kam frikë dhe nuk e njoh gjuhën,” u shpreh ajo.

Avokatë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë kritikuar këtë praktikë, duke thënë se deportimet në vende të treta përdoren si një formë presioni për t’i detyruar migrantët të heqin dorë nga kërkesat për azil dhe të kthehen në vendet e tyre, edhe kur përballen me rreziqe serioze.

Sipas tyre, dërgimi i migrantëve në vende të panjohura dhe shpesh të paqëndrueshme, si Republika Demokratike e Kongos, rrit ndjeshëm pasigurinë dhe frikën, duke i vendosur ata në një situatë të vështirë pa mbështetje dhe pa mundësi reale zgjedhjeje.

Next Post
Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In