• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e OSBE/ ‘Nga pajtimi ndëretnik te angazhimi i plotë i Kosovës’, Këshilli i Ambasadorëve: Arritje, Qeveria të justifikojë besimin

by Java News
06/01/2020 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, duke pershendetur marrjen nga Shqipëria të Kryesisë së radhës të OSBE-së për vitin 2020, nenvizon pergjegjesine qe ka vendi yne ne kete perfaqesim.

Permes nje deklarate per mediat, KASH thekson se “Shqipëria ka përgjegjësinë dhe detyrimin përballë Organizatës, të justifikojë besimin e dhënë, duke dëshmuar se është vetë e aftë të respektojë normat, parimet dhe angazhimet e OSBE-së në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe sundimit të ligjit”.

Sipas Keshillit te Ambasadoreve Shqiptare, “Vëmendja e pritshme e kryesisë shqiptare tek zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, është një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, pajtimit ndëretnik dhe pjesëmarrjes dhe angazhimit të plotë të Kosovës në të gjitha nismat që ndërmerren për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, përfshirë këtu edhe në kuadër të OSBE-së”.

Nje apel KASH e ka edhe per qeverine, te ciles i kerkon të angazhojë burimet më të mira njerëzore të shërbimit diplomatik dhe administratës Shqiptare për të menaxhuar me profesionalizëm dhe kompetencë dosjet e shumta që përfshihen në mandatin e OSBE-së.

DEKLARATA E PLOTE 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrjen nga Shqipëria të Kryesisë së radhës të OSBE-së për vitin 2020. Kryesimi i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë përmbush një synim të kahershëm të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Si një sipërmarrje me karakter gjithëpërfshirës, Kryesia duhet t’i shërbejë çuarjes përpara të objektivave strategjike të Shqipërisë, të cilat gëzojnë mbështetjen e të gjithë spektrit politik në vend.

Drejtimi i OSBE-së është një arritje madhore e vendit, tregues i besimit të antarësisë së OSBE-së në transformimet demokratike të Shqipërisë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, si dhe kontributit të dhënë ndër vite nga diplomacia shqiptare për Organizatën dhe jo vetëm.

OSBE është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe hapjes ndaj perëndimit, që ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë, si dhe në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Në këtë kuadër, Shqipëria ka përgjegjësinë dhe detyrimin përballë Organizatës, të justifikojë besimin e dhënë, duke dëshmuar se është vetë e aftë të respektojë normat, parimet dhe angazhimet e OSBE-së në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe sundimit të ligjit. KASH vlerëson dhe mbështet prioritetet e paraqitura nga Shqipëria gjatë vitit kaluar, nën moton “të zbatojmë angazhimet e OSBE-së së bashku”.

Vëmendja e pritshme e kryesisë shqiptare tek zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, është një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, pajtimit ndëretnik dhe pjesëmarrjes dhe angazhimit të plotë të Kosovës në të gjitha nismat që ndërmerren për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, përfshirë këtu edhe në kuadër të OSBE-së.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë falenderon trupën e diplomatëve që ka punuar me përkushtim për përmbushjen e këtij synimi që prej paraqitjes së kandidaturës së Shqipërisë për herë të parë në vitin 2006.

Në vitet 2000, diplomatët shqiptarë drejtuan fillimisht negociatat nën Artikullin IV të Marrëveshjes së Dejtonit, që realizoheshin nën suazën e OSBE-së, dhe, më vonë, drejtuan me profesionalizëm të spikatur Forumin për Bashkëpunim në Siguri (Forum for Security Cooperation), që menaxhon çështjet e një prej dimensioneve më të rëndësishme të Organizatës, dimensionit politiko-ushtarak.

Në vitet 2010, për herë të parë, Shqipëria u bë mikëpritëse e dy prej aktiviteteve më të rëndësishme të Organizatës, sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Takimit të Nivelit të Lartë të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut, të cilat u organizuan në Tiranë me sukses të plotë. Është edhe në këtë kontekst që Shqipëria merr Kryesinë e Rradhës së OSBE-së.

KASH fton qeverinë të angazhojë burimet më të mira njerëzore të shërbimit diplomatik dhe administratës Shqiptare për të menaxhuar me profesionalizëm dhe kompetencë dosjet e shumta që përfshihen në mandatin e OSBE-së.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i uron stafit të Misionit të Republikës së Shqipërisë në OSBE, grupit të posaçëm të punës, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme që, në cilësinë e Kryetarit të Rradhës do të drejtojë politikisht Organizatën, punë të mbarë dhe suksese në përballimin e kësaj sfide serioze.

g.kosovari

Next Post
Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, shkojmë në zgjedhje

Të gatshëm për qeverisje/ Oferta e Albin Kurtit para takimit me Thaçin: Këta janë 5 ministrat e VV-së, LDK të propozojë 5 emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com