• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Krasta reagon ndaj kritikëve: RTK nuk drejtohet me arrogancë dhe nuk është institucion policesk

by A R
20/08/2024 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adi Krasta, zv/Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së ka reaguar duke iu përgjigjur kësisoj kritikave për mosveprim pas reagimeve që nxiti një shkrim i publikuar në fund të muajit të kaluar nga RTK-ja, që pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia.

Gjatë një interviste në emisionin “RTK Prime”, duke folur mbi zhvillimet e fundit ka thënë se transmetuesi publik nuk duhet të ndërmarrë hapa të ngutshëm dhe nën presionin e askujt dhe se nuk është një institucion policesk .

“Nuk është primare historia e ndëshkimit. Ne nuk jemi institucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave. Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në institucione të tjera ku ka shqiptarë, që kërkojnë zgjidhjen duke e hequr dikë nga pozicioni. Nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz dhe ndërkohë problemi është po i njëjti. Mua më intereson zgjedhja e problemit”, tha Krasta.

Ai ka thënë se pas rastit të publikimit të një artikulli të cituar nga mediumi nga Bosnja e Hercegovina, kanë krijuar një kolegjium profesionistësh.

“Ne kemi krijuar një kolegjium njerëzish të rëndësishëm që marrin vesh nga profesioni. E kemi vendosur një filtër të mënjëhershëm dhe thamë kurrë më në të ardhmen RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon vetë ose e merr nga burime të tjera kur ka ndjeshmëri të mëdha pa patur një dakordim të këtij kolegjiumi, pra nuk do të ndodh më”, tha Krasta, duke shtuar se një trajtim me emocion për, siç tha ai, heqje kokash për ndëshkime është i pavend dhe i padrejtë.

Sa i përket deklaratës së ish-kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini se Adi Krasta si zv/Drejtor i Përgjithshëm iu ka shmangur përgjegjësisë për të vepruar konform raportit të Komisionit Ad-Hoc lidhur me këtë rast, ai tha se ‘kryetari i  Bordit nuk duhet t’ia lejojë vetes përcaktimin e një karakteri kaq dramatik, sepse ka sisteme të caktuara brenda institucionit”.

Krasta sqaroi se zv/Drejtori i Përgjithshëm në raste të ngjashme merr masa korrigjuese, e që sipas tij tani më ato janë marrë.

Më tej ai tha se asnjëherë nuk duhet nxituar në marrjen e vendimeve, sepse, sipas tij më e rëndësishme është të jesh i ndërgjegjshëm sesa të jesh vrapues dhe të japësh zgjidhje të karakterit sensacional.

“RTK duhet të dalë me një qëndrim me shkrim, e kjo mund të bëhet nga unë, nga kolegët, nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm apo të Drejtorit të Përgjithshëm kur të zgjidhet. Këto janë problematika që RTK i zgjidh vet dhe nuk duhet të zgjidhen për shkak të presionit të jashtëm”, nënvizoi Krasta.

Ai tha se RTK do ta bëjë analizën e vërtetë me qëllimin që të mësojë nga të gjitha ato që i ndodhin, gjëra të mëdha e të vogla, sipas tij shpesh herë të vendshme e shpesh herë të pavëndshme, me qëllim që të rriten.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, tha se televizioni publik nuk mund të bëhet shënjestër për të zgjidhur beteja të tjerëve.

“Ne do të dimë që këto procese t’i bëjmë të thella, të vërteta, të ndershme dhe në kohën e duhur”, deklaroi Krasta.

Ai më tej shprehu një lloj shqetësimi që ai ndjen për RTK-në për, qëndrueshmërinë, tërësinë ekzistencialitetin e këtij transmetuesi publik.

Krasta mes tjerash shpalosi mendimin e tij privat duke thënë se “as më shkon në mend ta besoj se në Kosovë ka njerëz që paguhen nga Serbia, sepse patriotizmi brirë nuk ka. Ne e duam këtë vend dhe në këtë vend kanë vdekur njerëz.”

“Nuk mund të bëhet RTK target për të zgjidhur beteja të tjerëve”, tha Krasta, teksa pyeti se interesi i kujt do të ishte që të destabilizohej RTK-ja, siç po destabilizohet aktualisht”, tha Krasta.

Adi Krasta tha se RTK është tipikisht transmetues publik, i cili ballafaqohet herë pas here më ngjarje të natyrave të ndryshme, sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka independencë në marrjen e vendimeve dhe është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo një mënyrë e të menduari apo të një mënyre e të shprehuri  për t’ju shmangur debateve që mund të bëhen më vonë.

Ai tha se ndjehet i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske.

Më tej, Krasta qartësoi pozicionin e tij në RTK, duke bërë të ditur ushtron funksionin si zëvendësdrejtor i  përgjithshëm dhe që mohoi se dëshiron të ushtrojë një funksion çfarë është ai drejtorit të përgjithshëm i transmetuesit publik, teksa shtoi se u.d. i drejtorit të përgjithshëm merret me një autorizim të nënshkruar nga Bordi.

“Që unë të bëhem u.d. drejtor i përgjithshëm do të duhej që Bordi të marrë një vendim që të kalojë kuorumin e përshtatshëm, sepse zëvendësdrejtori i përgjithshëm është në detyrë dhe do të drejtojmë derisa Bordi dhe këtu mbështesë jashtëzakonisht shumë ndjeshmërinë e OSBE-së, institucion që ka ndihmuar RTK-në dhe në përgjithësi transmetuesit publikë, që Parlamenti, Komisioni i Medias me shpejtësi shumë të madhe duhet plotësojë Bordin që ky organ të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së”, tha Krasta, derisa sqaroi se ka kompetenca të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Lidhur me deklaratën e ish-kryetarit të Bordit të RTK-së kundrejt Krastës, për ç’arsye erdhi deri te dorëheqja e kryetarit të Bordit, Krasta tha se zakonisht bëhen gabime edhe nga kolegët, të cilët, hedhin emra, tregojnë ngjarje gjysmake me qëllim që të jenë bindës në narrativat e tyre në pjesë të caktuara të publikut, bile jo të publikut të gjerë, por për grupe interesi.”

“Në rastin konkret, zonja Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme, ka çuar në Bordin e RTK-së një sugjerim për një pezullim të zinxhirit editorial të RTK-së për sa kohë një komision i ngritur po nga ajo me kërkesë të Bordit, një komision vlerësimi me tre veta që kanë firma dhje janë njerëz që i takojnë RTK-së të përpilojnë një raport për një nga ngjarjet e caktuara që ka ndodhur në RTK. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në rastin konkret ka një drejtor të përgjithshëm që bën këtë veprim  dhe ngjarjet kanë vijimësi…Në momentin që zonja Spahiu dha dorëheqje Bordi duhet të zgjedh drejtorin e përgjithshëm, kështu e thotë rregullorja që nuk mund të vonohej, sepse është person i rëndësishëm, sepse bën politikat e institucionit”, tha Krasta.

/a.r

Next Post
Shpërndante doza kokaine nëpër lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Shpërndante doza kokaine nëpër lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

33 masa për mbetjet e rrezikshme, çfarë zbuluan hetimet e prokurorisë: Analizat u bënë në Itali

February 4, 2026
‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In