• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova mund të mos fitojë mbi Veliajn, por ka fituar mbi Bashën

by
20/06/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi/

Halim Kosova mbajti mbrëmë fjalën përmbyllëse të fushatës së tij, në mitingun e zhvilluar nga opozita në sheshin Nënë Tereza. Besnik ndaj linjës së tij të javëve të fundit, ai nuk sulmoi askënd, përdori fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë dhe i mëshoi tezës së njohur, se nuk është një politikan tipik. Në një moment, Kosova u shpreh se e vlerësonte integritetin e tij mbi gjithçka, madje edhe mbi partinë që e kishte kandiduar. Duhet thënë se ky ka qenë një stil fushate që me shumë gjasë do t’i japë atij më shumë vota, sesa po të ndiqte rrugën klasike të të sulmuarit.

Një rrugë të cilën e përdori mbrëmë, për fat të keq, me shumicë dhe në doza tejet të larta, kreu i opozitës Lulzim Basha, në fjalimin që mbajti pas Halim Kosovës. Të vendosur njëri pas tjetrit, dy fjalimet e Kosovës dhe Bashës ndryshonin kryekëput si nata me ditën. Kandidati demokrat etik dhe i përmbajtur, kurse kreu i PD i mbingarkuar dhe me një fjalor që do t’i shkonte Berishës së një kohe tjetër, por atij vetë.

Për një muaj rresht kandidati Kosova u kujdes që me fushatën e tij të mos ndodhte ajo që ndodhi në minutat e mitingut të Nënë Terezës. Për javë të tëra ai evitoi përplasjet, mbajti gojën dhe moderoi gjuhën me zgjedhësit dhe kundërshtarin, duke treguar integritet dhe qytetari. Pikërisht vlerat që Lulzim Basha nuk arriti t’i tregojë në fjalimin e tij inatçor në mbyllje të fushatës elektorale. Sjellja e Bashës është de facto hedhja poshtë e fushatës së Halim Kosovës. Si e tillë, ajo e dëmton në ditën e fundit të saj, përpjekjen njëmujore të kandidatit demokrat.

Mjeku i njohur i ka pasur kundër sondazhet e zhvilluara për votën në Tiranë. Nga shumë anë po thuhet se në kryeqytet nuk ka garë, pasi distanca mes kandidatëve kryesorë është e thellë dhe e paarritshme për Kosovën. Kjo do të verifikohet brenda pak orëve dhe është një bilanc që bëhet me shifrat në dorë. Por nga ana tjetër, ka një bilanc politik të fushatës, i cili mund të bëhet qysh tani. Halim Kosova ndoshta s’do arrijë ta mundë Erion Veliajn, pasi Tirana është një qytet i majtë, pasi katërvjeçari i Bashës ka qenë thjesht negativ, pasi kandidati opozitar u la vetëm nga partia e tij, kur u ngjizën aleancat elektorale e plot arsye të tjera. Por ama mund të thuhet me plot gojën se Halim Kosova ka fituar ndaj partisë dhe tij dhe sidomos ndaj kryetarit të tij. Mjaftonte mënyra sesi Kosova dhe Basha u sollën me mitingun e mbrëmshëm, mjaftojnë mesazhet dhe tonet që përzgjodhën të dy, për të kuptuar se Halim Kosova ka dalë qysh tani fituesi moral mbi standartin mesatar të partisë që e kandidoi.

Next Post

Zgjedhjet, OSHEE garanton energjinë për ZAZ-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com