• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korçë/Apeli liron zyrtarin që aksidentoi familjen

by Java News
26/02/2019 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks fare solli fakte të reja për aksidentin e ndodhur 4 muaj më parë, në 8 nëntor 2018 në unazën e qytetit të Korçës, ku pas përplasjes së dy makinave humbën jetën babai dhe vajza e tij 5 vjeçare. Por gjykata e Apelit të Korçës, njërin prej shoferëve, drejtorin e ujësjellësit të Maliqit, e liroi dhe vendosi që të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa shoferi tjetër në gjendje arresti në burg.

Xhuljana Hoxha, nëna dhe bashkëshortja e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 8 nëntorit, kërkoi nga Fiks fare vetëm drejtësi

Gazetarët e Fiks fare pyetën dëshmitarë okularë të aksidentit për të hedhur dritë mbi këtë histori.

Xhuljana Hoxha e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 5 vjeçare është e irrituar me vendimin e gjykatës së Apelit Korçë nga i cili, njëri prej të pandehurve Petrit Kupe është liruar me detyrim paraqitje. “Si mund të dal një person dhe të jetë i lirë që ka vrarë dy njerëz? Zoti Kupe është drejtori i Ujësjellësit në Maliq dhe ka përfituar nga kjo gjë. Makina e zotit Kupe është lëvizur pas aksidentit duke ndryshuar provat e vendngjarjes “,- shprehet ajo.

Të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarët që kanë mbërritur para policisë ë vendngjarje, makina e zotit Kupe ka lëvizur disa metra nga vendngjarja

Fiks fare tregoi me zë e figurë sesi kunata njërit prej shoferëve të përfshire në aksident, Petrit Kupe dhe ai vetë, kërkojnë të ndihmojnë me avokatë ( pa pagesë) familjarët e viktimave për të përfituar dëmshpërblimin nga kompanitë e sigurimit.

Vetë drejtori i ujësjellësit të Maliqit pranon se kishte autorizuar kunatën e tij për t’u marr me këtë çështje. Madje ai tregon keqardhje për ngjarjen , por shprehet se mund të kishte qenë edhe vetë viktimë në atë aksident. Gjatë bisedës ai deklaroi se akt-ekspertimi e nxori të pafajshëm, ndryshe nga raporti i vendngjarjes i hartuar nga punonjësit e policisë rrugore të Korçës.

Fiks Fare i drejtua për informacion prokurorit të çështjes, Julian Kristo.

Sipas tij , ai kishte kërkuar që ekspertët të ishin nga Tirana në mënyre që mos të kishte ndikim në çështje ” Nga ana jonë janë bërë të gjitha dhe Apeli e ka nxjerrë, por hetimi vazhdon. Nëse ju kini diçka ndonjë dyshim a të dhënë mund të vini kur të doni në zyrën time, e keni të hapur” tha Julian Kristo.

Ndërkohë akti i ekspertimit nxjerrë fajtor vetëm një drejtues të mjetit, Lorenc Pallashin edhe pse në fillim të aktit të ekspertimit thuhet se në aksident janë përfshirë dy makina.

Top Channel

Next Post
Padia/ Balla tek Krimet e Rënda, dorëzon prova për Bashën, Salianjin e Hoxhën

Taulant Balla pohon se Lulzim Basha mban marrëdhënie të dyshimtë me rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

August 12, 2026
Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

August 12, 2026
Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

August 12, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, plagoset rëndë një pushues

August 12, 2026
Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com