Një 76-vjeçar ka humbur jetën teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe me ullinj në Greshicë të Mallakastrës, pak pas mesditës së sotme.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, zjarri dyshohet se nisi teksa i moshuari po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët u përhapën me shpejtësi në ullishte.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të vdekjes së 76-vjeçarit.











