• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

by A R
04/10/2026 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka kundërshtuar projektin e parë të propozuar për zhvillimin turistik të Zvërnecit. Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” tregojnë se aty ishin parashikuar të ndërtoheshin hotele, rezidenca dhe ndërtime deri në 8 kate në një territor që rezulton i mbrojtur.

Dhe pikërisht statusi i zonës dhe rreziku për mjedisin ishin arsyet që çuan qeverinë ta kundërshtonte këtë variant.

Ndërkaq, dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tregojnë se sipërfaqja e projektit të parë ndodhej brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prekte dy monumente natyrore, Lagunën Limopuo dhe Kodrat Molasike të Zvërnecit.

Në këtë territor ka duna, habitate të shpendëve migratorë dhe biodiversitet të rrallë. Shqetësimi i institucioneve ishte se ndërtimi mund të ndikonte në këto habitate, por edhe të sillte ndotje të ujërave dhe dëmtim të ekuilibrit të Lagunës së Nartës.

Për këtë arsye, projekti nuk u konsiderua i pranueshëm në formën fillestare dhe u kërkua një vlerësim më i thelluar mjedisor.

Dokumentet tregojnë edhe se çfarë parashikonte ky projekt.

“Zvërnec Peninsula” do të shtrihej në rreth 266 hektarë, me 1.7 milionë metra katrorë ndërtim. Rreth 771 mijë metra katrorë do të zinin rezidencat, ndërsa 292 mijë metra katrorë strukturat hoteliere. Ndërtesat parashikoheshin deri në 8 kate, me lartësi maksimale 39 metra, krahas hapësirave rekreative dhe një marine.

Ndërsa në Sazan, situata është ndryshe. Projekti i lidhur me Jared Kushner nuk shtrihet në zonën e mbrojtur tokësore të ishullit, por edhe këtu dokumentet vendosin kufij të qartë.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore kërkon vëzhgime për shkak të potencialit të lartë arkeologjik nën ujë. Nëse zbulohen gjetje me rëndësi, projekti mund të ndryshojë dhe kostoja i mbetet investitorit.

Marrëveshja përcakton gjithashtu se nuk do të ndërhyhet në sipërfaqen ujore përreth Sazanit, pjesë e së cilës ndodhet në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan.

Investimi në Sazan parashikohet në një hapësirë rreth 45 hektarë ku do të ndërtohen struktura turistike, rezidenca, ambiente gastronomike dhe ndërhyrje në marinë. Zhvillimi do të jetë i ndarë në tri faza.

Projekti parashikon rreth 1 mijë vende pune dhe 2 mijë e 651 metra katrorë për stacione plazhi. /Top Channel

Next Post
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

October 4, 2026
Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

October 4, 2026
Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

October 4, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

October 4, 2026
Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

October 4, 2026
Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com