• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi-Ademi lënë mënjanë ndasitë politike për mbjelljen e pemëve (FOTOT)

by A R
20/01/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kjo e shtunë me shi ka mbyllur brenda shumicën prej nesh, në Shkodër 1400 qytetarë i janë përgjigjur operacionit të Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nëpërmjet nismës “Pastrojmë Shkodrën që Duam”.

5700 fidanë janë mbledhur në bashkëpunim me EKO Mendje, qytetarë, biznese, Ecovolis dhe nga strukturat tona qendrore dhe vendore.

Prej disa ditësh qindra vullnetarë me  angazhimin e ushtrisë, shkollave profesionale, shoqatave lokale, Ecovolis, bizneseve, institucioneve publike dhe private kanë punuar për hapjen e gropave dhe mbjelljen e fidanëve pyjore. Një nga zonat më panoramike të Shkodrës, mali i Taraboshit po rijetësohet me qëllimin për t’i dhënë më shumë frymë Shkodrës dhe qytetarëve.

Ministri Blendi Klosi tha se kjo është një sipërmarrje e shkëlqyer dhe çdo fidan i dhuruar kontribuon për një mjedis të pastër, në radhë të parë për shëndetin tonë dhe për turizmin që Shkodra meriton.

Së bashku më kryetaren e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, Ministri Klosi u shpreh se operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që Duam” po gjen kudo mbështetje dhe nuk ka njeri në opozitë përveç dembelëve dhe ndotësve të mjedisit.

Klosi përgëzoi bashkërendimin midis institucioneve qendrore dhe Bashkisë. Ministria po ndjek politika konkrete  për pastrimin dhe gjelbërimin e Shqipërisë duke reflektuar revoltën e të gjithë qytetarëve në masa konkrete për zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e të gjithë abuzuesve dhe kriminelëve mjedisorë.

Ministri ndihmoi edhe fëmijët e kopshtit “Bep Tusha” në mbjelljen e pishave dhe përgëzoi punën e të gjitha institucioneve të cilat edukojnë që në vogëli mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe respektit të mjedisit.

“Mjedisi i pastër është një çështje jetike për të gjithë ne dhe nuk njeh opozitë, ndarje përkatësie dhe moshe. Shqipëria do jetë e pastër kur qytetarët të kujdesen për mjedisin. Kjo është nisma JUAJ, dhe më të bukur e më të vërtetë se ju, askush nuk mund ta bëjë! Të gjithë bashkë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në 2020”- tha ministri gjatë këtij aksioni paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Grupi i vullnetarëve do vazhdojë me pastrimin e liqenit të Shkodrës, lumenjve Buna dhe Kir përgjatë gjithë fundjavës në vijim.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 21 Janar 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In