• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kequshqyerja/ Pasojat që sjell në shëndetin tonë

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumi i ushqimeve të gabuara dhe të papërshtatshme, të varfra në vlera të shëndetëshme, dhe me shumë elementë të pashëndetshëm, shkakton më shumë vdekje se sa pirja e një cigareje, presioni i lartë i gjakut, dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm globalë të rrezikut shëndetësor.

Çdo vit, një në pesë vdekje i atribuohet konsumit të pamjaftueshëm të ushqimeve të shëndetshme, ose konsumim të tepërt të ushqimeve të pashëndetshme, sikurse janë pijet me sheqer, ushqimet shumë të kripura, dhe mishrat e kuq, ose të përpunuar shkruan Bota.al.

Kjo është përmbledhja e analizës më të saktë të kryer deri më tani, mbi efektet e zakoneve të ngrënies, në fillimin e sëmundjeve kronike, pa marrë parasysh faktorin “peshë”: domethënë, pavarësisht faktit, nëse ata që hanë keq janë mbipeshë apo jo. Studimi, i nënshkruar nga më shumë se 130 shkencëtarë nga 40 vende, u botua në revistën mjekësore prestigjoze “The Lancet”.

Dieta e përsosur ushqimore? Një mirazh

Asnjë rajon i botës nuk është i përsosur, dhe secili favorizon një përbërës apo një tjetër të një diete të shëndetshme, dhe në secilën prej tyre mungon diçka. Megjithatë, hulumtimi është një përpjekje për të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërmjet ushqimit dhe shëndetit, pavarësisht nga vendi i origjinës, gjinia, mosha dhe kushtet socio-ekonomike – edhe pse faktori ekonomik është i rëndësishëm mbi mundësinë e ndjekjes ose jo të një diete të caktuar ushqimore, që të jetë jo vetëm e duhura, por në shumë raste edhe e mjaftueshme për të mbijetuar.

Zgjedhje të gabuara

Kërkuesit analizuan Studimin e Barrës Botërore të Sëmundjeve, vlerësimi më i plotë i shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë, për të vlerësuar se sa shpesh zakonet e të ngrënit në vende të ndryshme të botës, po e reduktojnë jetëgjatësinë e njerëzve.

Dieta e gabuar ushqimore, ishte përgjegjëse në vitin 2017 për 10.9 milionë vdekje , 22 %e të gjitha vdekjeve të njerëzve të rritur, sepse është në origjinë të 3 shkaqeve të rëndësishme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare (9.497.300 vdekje), nga kanceri (913.100 vdekje), dhe diabeti (338.700).

Më pak vite të shëndetshme

Sa për krahasim, duhani shkaktoi të njëjtin vit 8 milionë vdekje, dhe presioni i lartë i gjakut 10.4 milionë vdekje. Dieta jo e shëndetshme, shkaktoi në total 255 milione vite jetë me problem shëndetësore, ose siç përkufizohet shkurtimisht DALY (pritshmëria totale e jetës me një aftësi të kufizuar): një indeks i rëndësisë globale të një sëmundjeje, e cila vlerëson vitet e humbura të jetës së nje njeriu, për shkak të aftësisë së kufizuar, ose vdekjen e parakohshme. Në praktikë, 16 për qind e popullsisë DALY, varet nga dieta e gabuar.

Çfarë bën dëm?

Faktorët ushqimorë që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, janë konsumi i pamjaftueshëm i drithërave integrale, mungesa e frutave, dhe konsumimi i lartë i natriumit: ndërsa kripa ka një efekt negativ në shëndetin kardiovaskular, drithërat integrale, frutat dhe perimet janë kardio-protektive.

Këtu faji është edhe i konsumit të tepërt të mishit të kuq apo të përpunuar, konsumi me bollëk i e pijeve me sheqer dhe yndyrna shtazore, si dhe nivelet e pakta të kosnumit të frutave të thata dhe farave (që mungojnë shumë në shumicën e dietave), që janë të pasur me fibra bimore dhe omega-3 (yndyrnat “e mira”, që janë të pranishme tek peshku).

Mes 20 vendeve më të populluara, Egjipti ka indekset më të larta të vdekjeve të lidhura me mënyrën e ushqyerjes (552 vdekje për 100.000 banorë) dhe Japonia më të ulëtin (97 vdekje për 100.000 banorë). Edhe vendet e zonës së Mesdheut, si Italia, Franca dhe Spanja, renditen mes vendeve më pak të rrezikuara (nga 0 në 50 vdekje për shkak të dietës së papërshtatshme ushqimore në 100.000 banorë).

Next Post
FRONTEX/ Lleshaj: Rojet nga 11 vende të BE-së do të patrullojnë kufirin shqiptar

FRONTEX/ Lleshaj: Rojet nga 11 vende të BE-së do të patrullojnë kufirin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com