Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.
Masa për deputetët demokratë kërkohet për shkak se hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve dhe qeverisë gjatë votimit në Parlament të Reformës Territoriale.

Sekretariati, në të cilën të majtët kanë shumicën, do të mblidhet të hënën për të vendosur mbi kërkesën e PS. Këshilli i Etikës do vendosë edhe për masën ndëshkimore.
Reforma Territoriale, e kundërshtuar nga opozita, mori 85 vota pro. Nga 61 bashki, numri u zbrit në 46 dhe u shkrinë 15 prej tyre.

Seanca maratonë u shoqërua me tensione të larta dhe përplasje fizike në kohën e votimit të territoriales. Deputetët e PD “shënjestruan” me shishe uji e vezë drejt kryeministrit Rama, disa ministrave, deputetëve socialistë apo kryeparlamentarit Peleshi.


