• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

by A. Q
09/10/2026 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antoneta Sevdari është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, nga radhët e Apelit u zgjodh prokurorja Afërdita Ndoi.

Kujtojmë se Sevdarasi, ish-prokurore e Krimeev të Rënda, u shkarkua nga Vettingu, por fitoi gjyqin në Strasburg pas një beteje të gjatë, kurse tani rikthehet sërish në sistem, por jo si magjistratë, por si anëtare e KLP-së.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut, në një betejë që ajo e fitoi nga Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Në mbledhjen që po mbahet sot në ambientet e Polit të Drejtësisë, pritet që të zgjidhet edhe një anëtar i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e prokurorisë, që do të zëvendësojë anëtarin Zeqir Hoda.

Sokol Stojani, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme; Ledina Riza, përfaqësuese e prokurorive të apelit; dhe  Zeqir Hoda, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë përfunduan mandatet.

Ky proces i sotëm është mjaft i rëndësishëm, në një kohë kur ka ngecur procesi për vlerësimin e pesë kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm.

Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u zhbllokua më 8 tetor 2026, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) rrëzoi me shumicë votash kërkesat e ndërsjella të kandidatëve për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimmarrja.

Në garë për këtë post janë pesë kandidatë:

–Adnan Xholi (prokuror i SPAK)

-Arta Marku (ish-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme)

-Fatjona Memçaj (prokurore në Eurojust)

-Rovena Zoto (prokurore në Tiranë)

-Ylli Pjetërnikaj (pedagog dhe prokuror)

Procesi kishte ngecur për disa javë për shkak të një zinxhiri kërkesash për përjashtim të anëtarëve të KLP-së (të iniciuara fillimisht nga kandidati Ylli Pjetërnikaj ndaj anëtarit Vatë Staka dhe më pas kërkesa të tjera të ngjashme mes anëtarëve).

Next Post
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com