• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FRONTEX/ Lleshaj: Rojet nga 11 vende të BE-së do të patrullojnë kufirin shqiptar

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj u shpreh se operacioni me FRONTEX do të forcojë sigurinë në kufi për ndalimin e emigrantëve që synojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

“Fillimi i operacionit shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Operacioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së kufijve tanë. Cdo investim për më shumë siguri duhet të prodhojë më shumë liri. Angazhimi në fazën e parë të operacionit nga 11 vende të BE-së shpreh rëndësinë e madhe që i kushtohet atij. Rojet do të patrullojnë bashkë me shqiptarët për të arritur nivelin më të lartë. Personeli i shtuar, teknika moderne, standarde të reja në pikat e kalimit kufitar

. Është shënuar edhe rritje e emigrantëve të parregullt që duan ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, në 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë, edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent. Me FRONTEX besojmë se do të forcojmë kapacitetet në krimin ndërkufitar. Ministria e Brendshme dhe policia janë të angazhuar për suksesin e plotë të operacionit që nisim sot dhe të interesuara për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në luftën kundër krimit” deklaroi ai.

Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX . Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Tek Pallati i Kongreseve po zhvillohet ceremonia që Frontex, Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

Next Post
Komisioneri Avramopoulos: E dua Shqipërinë në BE

Komisioneri Avramopoulos: E dua Shqipërinë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com