• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi në Parlament, Koçi: Berisha kërkon të transferojë krizën. Humbja e opozitës në 2025-ën, e sigurt!

by A R
02/11/2023 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kaosi i shkaktuar nga opozita, ka kapluar jetën parlamentare në vend. Pas bllokimit të mbledhjeve të komisioneve, së fundmi aksioni opozitar kulmoi me përmbysjen e karrigeve në Kuvend dhe hedhjen e tymueseve duke bërë të pamundur vijimin e seancës plenare.

Për të diskutuar lidhur me këtë aksion të dhunshëm të ndërmarrë nga opozita, në panelin e të ftuarve në emisionin “Frontline” nga Marsela Karapanço në Report TV, ishte edhe ish-deputeti i PD Luçiano Boçi i cili u shpreh se kjo është rruga e gjetur pasi opozitës nuk i është lënë e drejta të luajë funksionin e saj si balancuese e pushtetit.

“Pjesa e përpjekjeve për eliminimin e opozitës është një skenar i gjerë. Opozita nuk ka pasur të drejtën të luajë funksionin e saj si balancuese e pushtetit. Kjo situatë ka sjellë edhe skenarë të tillë. Kërkesat që keni parashtruar ju në emision janë themelore. Por nuk janë vetëm këto. Janë një varg kërkesash mënyra sjelljesh. Edhe mënyra e votimit të projektligjeve në Kuvend pa debatuar është një mënyrë arrogante e sjelljes së qeverisë. Opozita është pamundësuar që të ketë bashkëpunimin e saj në kontributet që duhet të japë. Është kërkuar të eliminohet. Aksioni ynë në vijim do jetë më i fortë”- u shpreh ish-deputeti.

Nga ana tjetër deputeti socialist, Petro Koçi tha se situata e krijuar vjen si pasojë e nisjes së hetimit të SPAK ndaj Berishës për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai tha se Berisha e kishte nuhatur prej kohësh se do të vihej nën hetim dhe prandaj po përpiqet ta kthejë në raport politik dhe jo në raport mes tij dhe drejtësisë.

“Përsa kohë opozita do mendojë se situata ndodhet është për fajt të mazhorancës, nuk ka për t’u shëruar kurrë. Do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë duke mos i zgjidhur dot as përçarjet mes tyre. Kur u shpall Berisha non-grata, ai dhe shumë të tjerë folën për fakte që mungonin. Nëse do pyesim opinionin publik në Shqipëri, ka plot fakte që janë përmendur gjithmonë por kemi një fakt që është kthyer në akuzë direkte nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Kjo fabul që po ndërton opozita është si pasojë e asaj që i ndodhi Berishës. Ai e ka nuhatur prej kohësh, dhe po përpiqet ta kthejë në raport me natyrë politike. Mendoj se kjo që po ndodh është përpjekje për të transferuar krizën që ka ky individ dhe gjithë opozita në parlament”- tha Koçi.

Mes të tjerash, deputeti tha se nëse opozita do të vijojë në këtë mënyrë, e ka të sigurtë rrugën drejt humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

/a.r

Next Post
“32 minuta ke fol, po çohemi…”, Salianji debat me Haxhiun: Ore, ç’lidhje ka kjo me rritjen e çmimit të sheqerit?

“32 minuta ke fol, po çohemi…”, Salianji debat me Haxhiun: Ore, ç’lidhje ka kjo me rritjen e çmimit të sheqerit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In