• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i SPAK, Braho në KLP: Rritëm me 18% hetimet ndaj korrupsionit, masa “arrest me burg” u ul me 53.4%

by A R
27/04/2026 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025 përpara KLP, duke theksuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe intensifikim i hetimeve financiare ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, një rritje prej 4.9% krahasuar me vitin 2024.

“Gjatë këtij viti janë hetuar 871 procedime penale, ose 4.9% më shumë se në vitin 2024. Krahasuar me vitin 2024, masa e “arrestit me burg” ka shënuar rënie me 53.4% gjatë vitit 2025”, tha Braho.

Në fokus të veçantë kanë qenë hetimet për korrupsion në nivele të larta, ku SPAK ka regjistruar një rritje me 18% të çështjeve të reja. Braho tha se raporti evidenton se niveli i korrupsionit në nivele të larta mbetet shqetësues, pavarësisht rritjes së aktivitetit hetimor.

Sipas Brahos në total, 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në procese gjyqësore, nga të cilët 18 janë dërguar për gjykim dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Lidhur me korrupsionin në nivele të larta, të dhënat për vitin 2025 tregojnë se niveli i tij mbetet shqetësues. SPAK ka shënuar një rritje me 18% të çështjeve të reja për korrupsion krahasuar me një vit më parë. Janë regjistruar 10 procedime me 123 të pandehur ndaj zyrtarëve të lartë. Po ashtu, SPAK ka nisur 6 procedime të reja me 13 persona në hetim për veprën e korrupsionit.

Në total, 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në procese, ku 18 prej tyre janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Sa i përket krimit të organizuar, gjatë vitit 2025 ka pasur një rritje me 11.5% të personave në hetim krahasuar me një vit më parë, çka tregon një hetim më cilësor”, tha Braho.

Gjithashtu, SPAK ka intensifikuar hetimet financiare, duke zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë vitit 2025 janë sekuestruar dhe konfiskuar rreth 45.4 milionë euro pasuri, përfshirë edhe kriptovaluta me vlerë 12.4 milionë euro. Nga këto, 1.1 milionë euro i përkasin pasurive të konfiskuara nga zyrtarë të lartë.

“Hetimi financiar gjatë vitit 2025 ka shënuar rritje të numrit të prokurorëve dhe ka mundësuar rritjen e cilësisë së hetimeve, duke zbardhur skema komplekse të pastrimit të parave dhe transferta të dyshimta. Gjatë vitit 2025 janë sekuestruar dhe konfiskuar rreth 45.4 milionë euro, ku përfshihen edhe kriptovaluta me vlerë 12.4 milionë euro. Vlera e pasurive të konfiskuara për zyrtarët e lartë për vitin 2025 është në shifrën 1.1 milionë euro”, tha ai.

Next Post
Mbreti i Panairit

Më 8 Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Gati hapja e Kanalit të Hormuzit/ Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

June 13, 2026
Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur nga përplasja e dy makinave

June 13, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Tregu i punës dhe orientimi i maturantëve/ Çfarë këshillojnë ekspertët për punësimin e të rinjve

June 13, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Historia nuk jep ‘waiver’

June 13, 2026
Kosova, çështja kryesore në vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshuar

Kosova, çështja kryesore në vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Beograd: Qëndrimi i Athinës mbetet i pandryshuar

June 13, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

Protesta nuk mjafton të jetë e bukur

June 13, 2026
Rrëshqitja e dherave në zonën e Currilave, kryebashkiakja Sako: Nevojitet projekt i detajuar për stabilizimin e kodrës

Rrëshqitja e dherave në zonën e Currilave, kryebashkiakja Sako: Nevojitet projekt i detajuar për stabilizimin e kodrës

June 13, 2026
Zhdukja e Eglant Koçit/ E vrau dhe e groposi shoku i tij “Mand Dhelpra”, zbulohet motivi që u bë “mollë sherri”

Zhdukja e Eglant Koçit/ E vrau dhe e groposi shoku i tij “Mand Dhelpra”, zbulohet motivi që u bë “mollë sherri”

June 13, 2026
“24 orët e ardhshme vendimtare”/ Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet brenda një dite

“24 orët e ardhshme vendimtare”/ Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet brenda një dite

June 13, 2026
Si u investuan paratë e kokainës në kulla e resorte/ Detaje nga dosja e SPAK për takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Si u investuan paratë e kokainës në kulla e resorte/ Detaje nga dosja e SPAK për takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In