• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 8 Maj

by Edison Ypi
27/04/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Hajduta, llapaqena, servila, nepotikë, parazitë, dallaverexhinj, kohëbjerrësa, kockëlëpirësa, ejani më 8 Maj të bëjmë gjënë më kot që ekziston nën Diellin, mitingun e radhës.

Ejani, mblidhuni ju llumi, ligësia, paturpësisa.

Harrojini pakënaqësitë, mosmarrëveshjet, hatërmbetjet, rrenat, fjalët që nuk i kemi mbajtur, premtimet që i kemi shkelur, paratë që ua kemi vjedhur, pronat që ua kemi zhvatur, dhe ejani.

Eja, duku, çfaqu, shpallu, o elektorat inekzistent që prej kohësh na ke braktisur.

Eja më 8 Maj të bëjmë hatanë para Kryeministrisë.

Të ngremë një cunam memec në një gotë të pisët me ujë të qelbët, dallgët e të cilit do tundin dheun, do lagin qiellin me shurrat tona komuniste, dinake, rrenacake.

Ejani, mblidhuni më 8 Maj të kënaqeni dhe të zbaviteni me njëri-tjetrin, duke kujtuar kohët e lavdishme kur ua zbrazëm xhepat duke ju siguruar se paratë e piramidave janë të pastra, ju armatosëm deri në dhëmbë për të vrarë njëri-tjetrin dhe për t’u ndarë veri-jug; ju bëmë të shisni çupat dhe mbesat me çmimin e lopës për t’i degdisur nëpër bordellot e botës.

Ejani të lëmë nam para Kryeministrisë duke paguar me para të vjedhura ca kalamaj për të hedhur molotovë, të cilët, pasi bëjnë ca ditë burg për hesapin tonë, nisin e thurin ëndrra si të bëhen hajdutë, kapobanda, vrasësa.

Ejani më 8 Maj të dëgjojmë fjalimet e memecëve, të shikojmë pikturat e qorrave, të dëgjojmë muzikat e shurdhëve, të rrënqethemi nga gojtaria e spiunëve, duartrokitjet e hajdutëve, brohorimat e mitingashëve, kërcënimet e besnikëve, urratat e fanatikëve.

Ejani të mahniteni me oratorët e zjarrtë:

Të llaftariseni me bastardin që thotë se Shqipëria nuk është europiane, por aziatike, arabike, mongole.

Me një tjetër që do t’ju bindë se toka nuk është as e sheshtë, as sferike, por ka formë toroidale, piramidale, konike, kuadratike, heksagonale, tetragonale.
Të zbaviteni me budallain që ju bën të qeshni duke thënë se Amerika është xhelati i popujve.

Të mrekulloheni nga një zdap që do qartësojë përkatësinë klasore të vëllezërve Frashëri, që nuk ishin bejlerë e agallarë, shfrytëzues të njeriut nga njeriu, por proletarë, tornitorë, kovaçë, saldatorë, që punonin me tre turne nëpër ara, fabrika, kantiere.

Nuk do të mungojë në mitingun e 8 Majit as ai llapaqeni që vuan nga diabeti dhe ankohet nga komunizmi.

As ai të cilit iu faneps në ëndërr Pejgamberi dhe i tha: Ju që do të shkoni në miting më 8 Maj duhet të jeni bërë të gjithë synet dhe të keni secili nga 7 gra.

Në fakt, më 8 Maj nuk do të jetë miting. Do të jetë funeral, hjekë, vdekje e ngadaltë e shpresave, fikje e zjarrit të idealeve rreth mangallit të tranzicionit, ku s’ka më prush, madje as hi.

Për të mos e harruar datën 8, mbani mend rrënjën katrore të saj: 2.8284271247.

Për të mos ngatërruar muajin, sillni ndër mend sentencën që ju pëlqen aq tepër: “Prill-Maj pridhit mos ju ndaj.”

Mblidhuni dhe ejani në miting më 8 Maj, o budallenj të mrekullueshëm, o lëndë e parë gratis e politikës, ju që pas çdo fjale fshihni një rrenë, pas çdo gjesti një dallaver.

Mos mungoni më 8 Maj në miting ju që sa më tepër ju rrejmë, aq më tepër na besoni; sa më tepër ju vjedhim, aq më tepër na votoni; sa më tepër ju rrahim, aq më tepër na falenderoni.

S’ka problem se do jemi pak në numër. Rëndësi ka që zeros i afrohemi, por zero nuk bëhemi.

Mitingu më 8 Maj do të jetë diçka aq bajate, banale, e kotë, e paefektshme, sa nga turpi edhe drurët do të skuqen, edhe gurët do të qajnë.

S’ka problem.

Nuk na duhen drurët që turpërohen e gurët që përloten.

Na duheni ju që jeni më dru se drurët, më gur se gurët. Ju që nuk skuqeni, nuk zverdheni, nuk turpëroheni edhe kur jetët ua rrënojmë, shpresat ua vrasim, fatet ua nxijmë.

Na duheni ju, çeta e budallenjve, që më 8 Maj do të vini në mitingun e cofur, të partisë së vdekur, të kalit të ngordhur, të kalorësit të pakallur, për të bërë para Kryeministrisë një vërrë në ujë.

Next Post
Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In