• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

by A R
27/04/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk pata frikë. Jetojmë në një botë të çmendur!” Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë televizive pas atentatit me armë zjarri gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. Trump tha se agresori i dyshuar, i identifikuar si Cole Thomas Allen, ishte njeri shumë i sëmurë, i raportuar nga familjarët tek forcat e sigurisë. 31-vjeçari kishte postuar atë që Trump e cilësoi manifest anti-kristian.

Donald Trump: “Ai kishte shumë urrejtje në zemrën e tij për një kohë të gjatë. Ishte kundër të krishterëve. Dhe nuk e di nëse e keni marrë vesh, sapo është publikuar një manifest, e besoni dot? Kështu që ai do të ketë probleme të mëdha për pjesën tjetër të jetës së tij. Por familja e tij e dinte që ai kishte vështirësi dhe familja dukej se ishte dakord. Ishte njeri i sëmurë.”

Në manifest, Allen e quan veten “vrasës federal miqësor” dhe thotë se kishte planifikuar të sulmonte zyrtarë të administratës Trump; nga ata të nivelit më të lartë tek më i ulti, por duke përjashtuar drejtorin e FBI-së, Kash Patel, siç tha një zyrtar i sigurisë. 31-vjeçari citonte teologji të krishterë dhe pretendonte se po përpiqej të mbronte personat e dëmtuar nga politikat e administratës. “Të kthesh faqen tjetër kur dikush është i shtypur nuk është sjellje kristiane, por është bashkëpunim në krimet e shtypësit”, thuhet në manifest.

Atje, Allen tallej gjithashtu me mungesën e madhe të sigurisë në Washington Hilton Hotel, ku u mbajt darka me korrespondentët. “U futa atje me armatime të shumta dhe asnjë person i vetëm nuk konsideroi se mund të isha kërcënim”, thuhet më tej.

Ngjarjet kaotike ngrenë pikëpyetje të reja mbi sigurinë e zyrtarëve të lartë amerikanë, shumë prej të cilëve ishin mbledhur në sallën e vallëzimit të hotelit. Autoritetet thanë se i dyshuari kishte qëlluar një agjent të Shërbimeve Sekrete në një pikë kontrolli të sigurisë në hotel, para se të neutralizohej dhe arrestohej. Trump, zonja e parë Melania, zv/presidenti JD Vance dhe zyrtarë të kabinetit u nxorën jashtë me shpejtësi pas të shtënave.

Agjenti i qëlluar i shpëtoi plagëve serioze për shkak të jelekut antiplumb. Trump, i cili ka bojkotuar galanë me mediat në të kaluarën, ka kërkuar që darka të riorganizohet brenda 30 ditësh. I dyshuari del sot në një gjykatë federale për akuzat e sulmit ndaj një zyrtari federal, zotërim armësh dhe tentativë vrasje të një zyrtari federal.

Next Post
Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com