• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo thjesht për të mbrojtur Sandër Lleshajn dhe policinë e shtetit

by Ilir Yzeiri
02/08/2019 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ka pak ditë që PD-ja po sulmon Ministrinë e Brendshme dhe posaçërisht ministrin e saj z. Lleshaj për një tender të uniformave dhe pajisjeve të tjera duke përdorur fjalorin më vulgar dhe termin « hajdut ». 

PD-ja, Lulëzim Basha dhe fryëzuesi i këtij ligjërimi Sali Berisha, nuk e kanë për gjë që të shajnë kundërshtarët politikë me fjalorin më të ulët dhe me fyerjet më të rënda. Është krijuar ideja se në Shqipëri çdo veprim që kryen qeveria, për PD-në, është vjedhje, është krim. Kaq të pështirë janë bërë me këtë lloj ligjërimi që përdorin sa, tani, jo vetëm që nuk i beson më askush, por, gjithnjë e më shumë, në opinion po krijohet bindja se PD-ja është vetëm një çetë njerëzish të mllefosur dhe të dëshpëruar që nuk dinë gjë tjetër dhe nuk u ofrojnë shqiptarëve asnjë aletrantivë përveç klithmave dhe shpifjeve që ndotin jo vetëm kundërshtarin politik por gjithë Shqipërinë.

Qeveria e sotme, ashtu si çdo qeveri në tranzicion, ka dhjetëra të meta. Korrupsioni është një fenomen që ne, shqiptarët, e kemi nxënë si kulturë të jetës në demokraci. 

Në Shqipëri, qysh se PD-ja erdhi në pushtet, në vitin 1992, për fat të keq, instaloi si mënyrë dhe model të jetesës fitimin me çdo kusht dhe pasurimin e shpejtë. U shkallmua ideali i jetës së ndershme dhe të thjeshtë si një mëkat i keq i kohës së komunizmit dhe u instalua modeli i jetës që, për para, mund të shisje edhe nënën. Kujtoni këtu firmat piramidale, trafikimin e mijëra vajzave, krimin e frikshëm, pastaj mos harroni vitin e mbrapshtë 1997 dhe tragjedi të tjera. Për fat të keq, autorë të këtyre masakrave mbi shqiptarët kanë qenë ata që erdhën si shpresë në vitin 1992, pra demokratët me Sali Berishën në krye.

Sot kjo forcë politike është refuzuar në masë nga shqiptarët. Të majtët apo socialistët që janë alternuar në pushtet mund të akuzohen për një mijë të zeza, por nuk i kanë duart të lyera me gjak shqiptari dhe nuk kanë janë shkaktarë të masakrave në demokraci siç janë demokratët me piramidat, Gërdecin dhe vrasjet në Bulevard.

E vetmja akuzë që u bëhet të majtëve sot është lidhja e tyre e origjinës me komunizmin e Enver Hoxhës, por, edhe në këtë pikë, akuzat janë më shumë frustrime ideologjike sesa të vërteta, sepse lideri i PD-së ka qenë për shumë vjet sekretar i Partisë së Hoxhës, ndërsa Rama asnjë ditë, po ky është një diskutim tjetër.

Tani, në vend që të ulin kokën dhe të gjejnë alternativa bindëse për të bashkuar të djathtën, PD-ja është bërë një tellalle e neveritshme akuzash e denoncimesh banale dhe pa fre, duke mos pyetur fare se në një rast të tillë ajo defaktorizon veten. 

PD-ja është institucion dhe nëse ka indicie për korrupsion mund të përdorë prokurorinë dhe jo mikrofonat e shpifjeve. 

Në shoqëritë demokratike dhe në ekonominë e tregut, qeveria realizon projekte dhe ka një buxhet që e menaxhon. Mirëpo, nuk mund të jetë vjedhje, korrupsion çdo punë që bën qeveria. Është absurde. Nuk kam dëgjuar në asnjë vend të botës që të paragjykohet puna e një qeverie që zbaton buxhetin e saj në një vend të caktuar sapo ajo miraton një projekt. Vetëm kur zbulohen skandalet nga prokuroria atëhere opinioni vihet në dijeni. Dhe këtë rol e ka prokuroria dhe organet ligjzbatuese. Këtu te ne, këtë rol e ka marrë PD-ja, ajo që nguli në Shqipëri modelin e krimit dhe të pasurimit me çdo kusht.

Dhe për ta përmbyllur, po kthehem të ajo që përmenda në fillimi. Fatmir Xhafaj më parë, si ministër i Brendëshëm dhe arkitekti i Reformës në drejtësi dhe Sandër LLeshaj tani, janë dy nga investimet më serioze që shteti shqiptar ka pasur në krye të rendit. Sandër Lleshaj njihet nga të gjithë për integritetin e thellë moral, intelektual dhe etik. Ai ka vendosur t’i hedhë në gjyq shpifjet e PD-së për të dhe tenderin që nuk ka nisur akoma, duke vendosur një standard të ri dhe, në këtë rast, është mirë që opinioni të mbahet në dijeni, nëse tenderi për të cilin akuzohet Sandër Lleshaj, që nuk ka nisur akoma, ka pasur parregullsi apo fyerjet dhe etiketimet që i bëhen atij janë pjesë e propogandës së shpëlarë të PD-së. (Tema)/l.m

Next Post
Elvana bashkëpunon me këngëtarin nga Kosova, publikon hitin më të ri

Elvana bashkëpunon me këngëtarin nga Kosova, publikon hitin më të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja zgjat afatin për apelim, 27 nëntori afati i ri për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com