• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

by A R
30/09/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kryeministrit Edi Rama, ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri Eric Wendt, ka takuar ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha theksoi se në fokus të takimit ishin forcimi i partneritetit strategjik dhe zgjerimi i mundësive në ekonomi dhe investime.

REAGIMI I HOXHËS

Një kënaqësi e veçantë të mirëpres Ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin tonë të parë. Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë.

Marrëdhënia jonë mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve tanë. Gjurmët e Shteteve të Bashkuara në momente kyçe dhe përcaktuese të historisë së Shqipërisë janë të pashlyeshme dhe mbeten një themel i fuqishëm për partneritetin tonë strategjik, të fortë dhe gjithnjë e më të thelluar.

Pres të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për t’iu përgjigjur sfidave globale që kërkojnë koordinim të ngushtë mes aleatëve.

Për Shqipërinë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si përparësia jonë kryesore kombëtare, dhe një partneritet i fortë e i qëndrueshëm transatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Mbetemi plotësisht të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të lidhjeve tona transatlantike në vitet që vijnë.

I uroj Ambasadorit Wendt çdo sukses në misionin e tij dhe pres me kënaqësi një bashkëpunim të afërt, produktiv dhe të qëndrueshëm.

Next Post
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com