• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jepini Ballkanit një shans të tregojë se ç’mund të bëjë!”

by A R
18/06/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Investimet nga BE dhe eksportet e saj në rajon zënë mbi 70% të volumit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal tha se pavarësisht fjalëve për ndikimin në rritje të ekonomisë ruse dhe kineze në Ballkanin Perëndimor, vetëm 3% e eksporteve në 2018 shkuan në Rusi dhe më pak se 0.6% në Kinë”.

Majlinda Bregu foli sot në Londër në Forumin e Ballkanit Perëndimor të Financial Times: Mundësitë e Investimeve në një rajon me rritje të shpejtë.

“Integrimi evropian ka themele të forta në rajon. Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të procesit të zgjerimit. Por, edhe pse anëtarësimi në BE mbetet që është qëllimi përfundimtar i të gjashtë ekonomive, ka ende një punë të madhe dhe të mundimshme për të kryer “, tha Bregu duke shtuar se perspektiva afatgjatë e BE-së është një plus i madh dhe një cilësi unike e rajonit krahasuar me zhvillimet e tjera në tregjet në vijim, pasi ajo ndihmon për të ankoruar reformat e orientuara drejt tregut dhe standardet evropiane.

“Stabiliteti i fortë makroekonomik, vendndodhja strategjike gjeografike, ekonomitë e ndryshme, regjimet e favorshme tatimore dhe kostot e ulëta të punës, të kombinuara me një popullsi të arsimuar mirë, janë atribute të përbashkëta në të gjithë rajonin. Prandaj, për të siguruar konvergjencën e tyre me ekonomitë e përparuara, ekonomitë e Ballkanit Perëndmor duhet të ndërrojnë trajektoren e tyre të zhvillimit nga ajo që nxitet nga akumulimi i kapitalit fizik tek ai i cili bazohet në akumulimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive – qeveritë duhet të mbështeten mbi IHD-të (investimet e huaja) si një mjet kyç për të zhvilluar bazën e aftësive të vendit për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Për të mbështetur më shumë industri me kapital dhe njohuri, ato duhet të synojnë kompanitë kryesore ndërkombëtare bazuar në potencialin e tyre për të transferuar teknologjinë dhe aftësitë tek punonjësit dhe firmat lokale “.

“Rajoni i BB-së mbetet shumë i brishtë, por ne jemi të sigurt se përmes pajtimit ekonomik ne mund të arrijmë më shumë nga ç’pritet nëse jepet një shans. Por për të qenë më tërheqës për investimet e huaja direkte (IHD), rajoni ka nevojë për një koktej reformash të brendshme reformat e nxitura nga BE dhe bashkëpunimi rajonal “, përfundoi Bregu duke prezantuar klimën e IHD-ve në rajon në Forum.

Next Post
Ndryshimi i kufijve/ BE tërhiqet: Kosova e Serbia ta gjejnë vetë zgjidhjen

Negociatat, Hahn: Gjermania kërkon më shumë kohë, dy vende mbeten skeptike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In