• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Hahn: Gjermania kërkon më shumë kohë, dy vende mbeten skeptike

by A R
18/06/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Johannes Hahn ka folur sot nga Brukseli për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn tha se Gjermania ka kërkuar më tepër kohë për t’u shprehur. Sipas tij, zgjerimi i familjes evropiane është diçka e nevojshme dhe strategjike.

Por komisioneri i zgjerimit nuk e fshehu se disa vende janë kundër hapjes së negociatave.

Ai u shpreh se Danimarka dhe Holanda janë ende skeptike për Shqipërinë.

Hahn u tregua besimplotë për një vendim pozitiv në tetorin e këtij viti.

“Është me rëndësi të pranohen arritjet e Shqipërisë sa i përket marrëveshjeve mes saj dhe BE-së. Përshembull në sistemin e drejtësisë ka një arritje të madhe” – shtoi Hahn.

Komisioneri tha se është e padrejtë që të fajësohen autoritetet e Tiranës për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

“Dua të falënderoj presidencën rumune. Ka pasur përpjekje të suksesshme. Ne kemi bërë progres në fakt. Nuk jemi aty ku do donim por kemi bërë progres.

Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, megjithatë BE mendon se këto vende duhet të shpërblehen.

Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe në interesin tonë. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë.

Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre” – deklaroi Hahn.

Next Post
Njihuni me historinë e kartave të kreditit, si u bënë kaq efikase dhe masive

Njihuni me historinë e kartave të kreditit, si u bënë kaq efikase dhe masive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com