GJKKO ka dhënë sot vendimin për mamanë e Monika Kryemadhit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se, nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kreymadhi është dënuar me 7.6 vite burg, në gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite dhe në përfundim 2 vjet shërbim prove.
Për Ema Çokun gjykatat ka vendosur Heqjen e masës së detyrimit me paraqitje dhe e ka dënuar atë me me 2.8 vite shërbim prove. Çoku nuk dënohet për akuzën e ngritur nga SPAK, por për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndërkohë babai i deputetes, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho është shpallur i pafajshëm. Sakaq GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës së Monika Kryemadhit.










